Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Panariti: Qeveria e përfshirë në aktivitete kriminale, ja pse protestohet...

Panariti: Qeveria e përfshirë në aktivitete kriminale, ja pse protestohet...

20:56, 24/05/2018
A+ Aa A-

Deputeti i LSI-së Edmond Panariti deklaroi se qeveria po mundohet të fshehë skandalet, duke u shprehur se është e përfshirë në aktivitete kriminale.

Ai tha se sot Parlamenti është kthyer në një institucion ku maxhoranca i imponohet opozitës dhe procedurat ligjore nuk po respektohen.

Sa i përket protestës Panariti deklaroi se nuk është vetëm audio-përgjimi arsyeja, duke theksuar se vendi po rrëshket drejt autoritarizmit.

Në rastin e audio-përgjimit ai deklaroi në studion e Faxneës se shqetësuese është që po vonohet certifikimi nëse është apo jo autentik materiali.

 “Nuk jam person që certifikoi materialin, por shikoj vonesë në certifikimin nëse është apo jo i vërtetë dhe po luhet politikisht.

Ne presim që materiali të zbardhet dhe nëse do të ishte I vërtetë do të ishte shumë I rëndë, por po presim organet e hetuesisë që në mënyrë transparente të shikohet se kush është e vërteta.

Kryeministri duhet të priste rezultatet e hetimit, në momentin që thotë se është inskemnim atëherë në një farë mënyre është presion ndaj Prokurorisë për reazultatin e hetimit.

Përveç ministrit kemi një tjetër situatë e rëndë janë shefat e komisariatit në kërkim, ndodhi dhe kjo e Durrësit, nuk arrinë Prokuroria të ruajë provat. Janë gjëra shumë të rënda dhe sistemi po shkërmoqet.

Kjo protestë nuk bëhet vetëm për shkak të audio-përgjimi po instalohet diktatura, kemi bllokim total të Parlamentit”, u shpreh Edmon panariti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco