Plas ironia në rrjet, portale punësimi për ministra të punëve të ...

Plas ironia në rrjet, portale punësimi për ministra të punëve të ...

17:54, 24/05/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Rama tashmë e ka bërë rutinë, ku në çdo takim me qytetarët shqiptarë, ju flet për portalet qeveritare, ku qytetarët mund të aplikojnë për punë apo të ankohen për shkeljet që ju bëhen.

Pikërisht portalet e kryeministrit kanë bërë që në rrjetet sociale të plasë ironia. Duke patur parasysh skandalet që po ndodhin me kabinetin qeveritar, sidomos me ministrinë e Brendshme, në rrjet është hapur një portal ku ofrohet vend pune si Ministër i Punëve të Pista.

Ja çfarë shkruhet:

Kryeministri, ofroj vend pune THIRRJE E HAPUR PËR KANDIDIMIN SI MINISTËR I PUNËVE TË PISTA

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si Ministër i Brendshëm.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;

Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare;

Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;

Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht jashtë shtetit përbën kusht preferencial.

I njëjti kriter aplikohet edhe për familjarët deri në gradën e pestë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a) Të ketë pasur funksion të lartë gjatë regjimit komunist, preferohen prokurorë dhe sigurimsa.

b) Përparësi përbën përvoja disavjeçare në administratën publike si dhe master shkencor në menaxhimin e aseteve shtetërore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.

c) Të ketë leje drejtimi për automjete Audi

d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në bandë në kushte të vështira në tokë dhe në det.

e) Të ketë lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti të Amerikës Latine

f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek http://ëëë.kryeministri.com/ brenda datës 26 maj 2018, ora 11.

Adresa: Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000

Tiranë, Shqipëri

Image


http://www.njoftime.com/showthread.php?368124-Kryeministri-ofroj-vend-pune-THIRRJE-E-HAPUR-P%CBR-KANDIDIMIN-SI-MINIST%CBR-I-PUN%CBVE-T%CB-PISTA&p=368287#post368287

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarasi25/05/2018 19:28

Keni harru dhe nje kriter, eshte me kryesori ; Te kete qene pjestar i toges se pushkatimit gjate regjimit komunist kur ekzekutoheshin me vdekje "Armiqte e Popullit".

Shto koment

Denonco