Denoncimi/ Ja si favorizohet baxhanaku i Ramës, kontratat 12 miliard lekë

Denoncimi/ Ja si favorizohet baxhanaku i Ramës, kontratat 12 miliard lekë

16:16, 24/05/2018
A+ Aa A-

Departamenti Antikorrupsion në Partinë Demokratike përmes disa fakteve dhe një deklarate ka denoncuar rastin e favorizimit të baxhanakut të Kryeministrit Edi Rama, Armand Frangut.

Përmes dokumenteve, PD thotë se në tepsinë e madhe ka vend edhe për baxhanakun e Ramës, ortak i shoqërisë “B360”, i cili duket se bashkepunimin me shoqerinë “Advanced Business Solutions - ABS” e ka të ngushtë.

“Sipas të dhënave të faqes izrealite “The Manufactures Association of Israel” (Link: ëëë.industry.org.il), rezulton të jetë bashkëmenaxher me ortakun dhe administratorin e kësaj shoqërie, Gerond Meçe”, thuhet në reagimin e PD.

Deklarata e Departamentit Antikorrupsion në PD: 

FRANGU I RAMËS

Rama nuk ka vetëm miq si Papuli, Carapuli, Eft’himi, Dulaku, Sala, nuk ka vetëm vëllaçko Olsin. Rama ka dhe baxhanak. Në tepsinë e madhe sigurisht ka vend dhe për baxhanakun, Armand Frangu.

Ortak i shoqërisë “B360” duket se bashkepunimin me shoqerinë “Advanced Business Solutions - ABS” e ka të ngushtë. Sipas të dhënave të faqes izrealite “The Manufactures Association of Israel” (Link: ëëë.industry.org.il), rezulton të jetë bashkëmenaxher me ortakun dhe administratorin e kësaj shoqërie, Gerond Meçe.

Qeveria Rama, baxhanaku i bashkortakut, duket t’i ketë sjelle begati të madhe shoqërisë “Advanced Business Solutions - ABS”, krahasuar me më parë: 12 miliard lekë ose 9.5 milion euro.

Vetë AKSHI ka lidhur kontrata me këtë shoqeri në vlerën 919 milion lekë ose 725.00 mijë euro. Por AKSHI nuk është ndalur me kaq. Për të shmangur plotesisht konkurrencën, ka sajuar “kontratat sekrete”, të cilat i ka lidhur me shoqërinë e Frangut. Bazueshmërinë ligjore të klasifikimit të kontratave duhet ta verifikojë prokuroria, por kjo e fundit është e zënë me do detyra që i janë ngarkuar nga baxhanaku i Frangut.

Edhe në KPP, kompania parzmore e Frangut, duket të ketë patur jo pak fat me pranimin e ankesave. Po dhe kjo nuk çudit, derisa KPP është nën sqetullën e sekretatit të përgjithshëm të baxhanakut, Ëngjëll Agaçit.

E begatë kjo qeveri për të gjithë sojin e sorrollopin e tepsixhiut, migjeniane për qytetarët e saj.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    someone24/05/2018 16:53

    Mire qe permendni Papuli, Carapuli e ku di une, po Kastratin psh pse nuk e permendni? Eee? A eshte ai qe po i ve taksen gjithe veriut per te kalu ne rrugen e Kombit? A eshte ai qe do ndertoje kullat si ne liqenin artificial ashtu edhe ne qender te Tiranes? Pff dhe ju te PD-se njesoj te kapur nga topet jeni, si Rama & Co.

    Shto koment

    Denonco