Audio-përgjimi, Rama bën zbulimin e radhës: Ata janë aktorë

Audio-përgjimi, Rama bën zbulimin e radhës: Ata janë aktorë

12:26, 24/05/2018
A+ Aa A-

Nuk zhgënjen edhe kësaj radhe.

Kreu i PS-së, njëkohësisht edhe kryeministër i vendi, sot ka nxjerrë fakte të reja nga ana e tij, për audio-përgjim e denoncuar nga PD-ja ku flet Agron Xhafaj dhe ‘dëshmitari X’, Albert Veliu.

Duke folur në foltoren e Kuvendit, Edi Rama tha edhe zbulimin e radhës të bërë nga ai.

Sipas tij, njerëzit që janë në audio-përgjim janë vetëm aktorë dhe figurantë.

Pjesë nga fjala e Edi Ramës në Kuvend:

Audio-përgjimi, vetëm aktorë. Kam shumë besim se do të dalë nga hetimi skenaristi, regjisorët dhe producentët. Ai ditëziu i rrugëve të Vlorës është si ata figurantët

Çfarë t’i thuash thotë. Por prapa historia është më serioze se si duket. Së pari të vijë analiza shkencore, e cilitdo vend partner.

Për ta mbyllur do t’i bëj një pyetje shuam ët thjeshtë atyre që janë të çoroditur dhe zemëruar nga fakti se vëllai i ministrit na qenka trafikant aktiv droge. Çfarë do të mendoni për veten tuaj kur kjo që unë them të dalë si po e them dhe të mësoni se bëhet fjalë për një tallje të madhe me të gjithë ju?

Një tallje e madhe që synon destabilizimin e vendit, jo thjesht një skup mediatik. Po destabilizimin! Si do t’ju vetja kur të dilni në protesta se keni dalë sic shkohet në kinema për të parë film dhe mbushur sallën e kinemasë? Si do tju duket vetja?! Sjella është e lirë dhe secili bën atë që do.

Koha kur shkoje në protestë dhe nuk ktheheshe në shtëpi po ktheheshe në morgun e spitalit në Tiranë ka vdekur! Koha kur shkoje në protestë dhe ktheheshe në ilegal me brinjë të thyera pasi të kishin shkatërruar me shkop me shkelma ka vdekur! Në protestë mund të shkojë kush të dojë nuk e prek kush me dorë, natyrisht duke ruajtur vijat.

Por çështja është tallja e madhe!

Mendojeni njëherë këtë që po ju them që mos t’ju duket vetja të keqpërdorur me këtë. Paralajmërimi është ky: Video-përgjimi është tallje! Video-përgjimi është fabrikuar si i dikujt që nuk është fare aty!

E gjitha bëhet me qëllim. Kush do që të bllokohen negociatat të shkojë aty. Ta dije që kush do të bllokojë negociata është aty!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco