Bashës i del profecia, Rama ia vë fajin opozitës për dështimin e integrimit

Bashës i del profecia, Rama ia vë fajin opozitës për dështimin e integrimit

11:51, 24/05/2018
A+ Aa A-

Nuk ka vonuar shumë që të dalë profecia e bërë nga kreu i PD-së, Lulzim Basha që Edi Rama kërkon të ja hedhë opozitës fajin për dështimin e hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE.

Duke folur ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit, kreu i PD-së Basha duke iu drejtuar Ramës tha se: ‘Je përgatitur t’i thuash shqiptarëve se nëse nuk hapen negociatat në qershor fajin e ka opozita!

Çfarëdo lloj daulleje t’i biesh sot nga kjo foltore, ti dhe Xhafaj je e vetmja pengesë për hapjen e negociatave. E ke humbur tërësisht arsyen përmes avujve të pluhurit të bardhë dhe delirit të ERTV. BE nuk është ERTV, nuk është broçkulla që këput nga mëngjesi në darke’.

Pas fjalës së Bashës, opozita iku nga salla e Kuvendit. Pas rinisjes së punimeve të parlamentit, e ka marrë fjalën kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama ka nisur të hedhë fajin tek opozita.

Ja çfarë tha sot Edi Rama në Kuvend:

Sot është hera e parë në historinë e parlamentit shqiptar që një parti braktis një rezolutë me interes kombëtar. Kujtojmë se vite më parë kur ne ishim në bojkot, grupi i PS erdhi dhe votoi me unanimitet rezolutën.

Sot kur jemi në metrat e fundit të një rrugë të gjatë dhe parlamenti ka detyrë të bëjë përpjekje e vete për një rezolutë që është shprehje e vullnetit të të gjithë shqiptarëve, ndodh ajo që nuk ka ndodhur kurrë, PD bën atë që ‘se ka bërë kurrë. Ikin nga salla, refuzojnë të votojnë një rezolutë që nuk është një akt i të foluri me vete, por akt parlamenti për t’u bërë me dije gjithë vendeve anëtare të BE se parlamenti i Shqipërisë në unanimitet kërkon çeljen e negociatave.

Kjo rezolutë nga një shprehje vullnetit të mirë duke u votuar vetëm nga ne, është e njëanshme dhe cilido në korridoret e parlamenteve evropiane që është kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedonisë është kundër zgjerimit, mund ta ketë nj arsye më shumë për të trokitur në dyert e atyre korridoreve për t’u thënë të tjerëve se parlamenti i Shqipërisë nuk është dakord për çeljen e negociatave, shikoni, opozita nuk ka marrë pjesë.

Nuk mund të bëhen me faj se s’kanë mundi të hyjnë më thellë të kuptojnë si qëndron e vërteta. Kështu që procesi i përpjekjes sonë shumë të vështirë shoqërohet nga një proces paralele nga Shqipëria për t’i bindur që të mos ia japin Shqipërisë atë që meriton.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco