Skandal në Kuvend, Vlahutin hesht, Rama asgjëson Këshillin Kombëtar të Integrimit

Skandal në Kuvend, Vlahutin hesht, Rama asgjëson Këshillin Kombëtar të Integrimit

11:38, 24/05/2018
A+ Aa A-

Qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka bërë sot një atentat ndaj integrimit të Shqipërisë në BE. Kështu thotë kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në Facebook në lidhje me rezolutën e paraqitur sot në Kuvend.

Sipas Vasilit, nëse BE në Tiranë sot hesht, atëherë është bërë palë me krimin.

Reagimi i Petrit Vasilit në Facebook:

Projektrezoluta e Rilindjes asgjësoi Këshillin Kombëtar të Integrimit, fajtore heshtja e BE-së në Tiranë.

Kryeministri, armik i integrimit, futi hajdutshe një projektrezolute për integrimin evropian.

i paturp, me gjithë të paturpet që e rrethojnë, nuk ia paraqiti fare Këshillit Kombëtar të Integrimit, nuk ia paraqiti as komisionit parlamentar te integrimit.

Ç'janë këta banditë, që bëjnë gjithçka për ta penguar integrimin, siç e penguan më parë për vite me radhë për një prefekt në Fier?

BE në Tiranë, që ka folur e flet pa u lodhur, edhe për gjëra që nuk i takonin, sot hesht.

Kjo është një heshtje fajtore, pasi BE në Tiranë, më shumë dhe më mirë se kushdo tjetër e di mire ç'do të thotë të rrënosh dialogun politik.

Rezoluta e njëanshme e tij, e futur hajdutshe sot, është një atentat i hapur ndaj hapjes së negociatave dhe integrimit europian.

BE, nëse nuk flet sot, thjesht bëhet bashkëfajtore në këtë çështje sepse, e përsëris: kur nuk u begenis as Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian, ku BE në Tiranë ka qenë pjesa më e  rëndësishme, promovuese, nxitëse dhe imponuese e saj, do të thotë se e legjitimon rrënimin e thelbit të procesit të integrimit dhe të së ardhmes së shqiptarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Timo Kopani25/05/2018 13:34

Bravo Edlir. Ky qe ha shpulla nga Monika ben rolin e te indinjuarit? Lsi jo vetem qe eshte qesharake por eshte parti parazitesh e hajdutesh qe duhet te shkohe vullnetarisht ne burg.

Edlir Rameta 24/05/2018 12:34

Petrit sa shume te mbajti vera qe pite me Edvin lali fikun dhe Ilir meten,Petrit si ju te lsi si basha saliu te pd dhe si ky koke lakra qe eshte tani kryeminister jeni kundra BE kundra shqiperise tgjeshte ju beni monologe me njeri tjetrin ju duhet qe te zhdukeni te gjithe si lsi ,pd,apo ps jeni thjeshte jashteshqitja qe la pas xhaxhi enver dhe ramiz alia.

Shto koment

Denonco