VIDEO/ Basha: Rama nën delirin e të bardhës dhe ERTV-s, akuzon opozitën së bllokon integrimin

VIDEO/ Basha: Rama nën delirin e të bardhës dhe ERTV-s, akuzon opozitën së bllokon integrimin

10:50, 24/05/2018
A+ Aa A-

Kreu i opozitës Lulzim Basha i ka dhënë përgjigje Edi Ramës, për akuzat e këtij të fundit se opozita po bllokon integrimin e vendit.

Duke mbajtur fjalën në sallën e Kuvendit, të transmetuar live në Facebook, Basha i ka numëruar Ramës të gjithë të dënuarit që ka promovuar në qeveri, kuvend dhe pushtet lokal.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Pas kthimit nga Sofia, ku Edi Ramës i thanë se i kishte katranosur detyrat e Shqipërisë, i ka rënë daulles duke thënë se opozita po saboton projektin evropian të Shqiptarëve. Natyrisht kjo është arsyeja pse e ka futur në rendin e ditës, që t’i bjerë kësaj dajre.

Ti Edi Rama e di se ke dështuar t’i plotësosh kushtet Shqipërisë. Nuk e mbajnë më leqet, dridhet nga pyetja më e thellë e një gazetareje 25-vjeçare. Edi Rama, ti dhe propaganda jote shkërmoqet nga ballafaqimi më i thjeshtë me njerëzit e këtij vendi. Je kthyer në fis.

Je përgatitur t’i thuash shqiptarëve se nëse nuk hapen negociatat në qershor fajin e ka opozita!

I kujtoj Edi Ramës e nuk ishte PD-ja që i quajti avionët e drogës, mushkonja. Nuk ishte PD-ja që fshehu trafikantët ndërkombëtarë në makinat e deputetëve.

Nuk ishte PD-ja që fshehu kërkesat e Interpolit për deputetë.

Ishe ti që e vuri Saimir Tahirin!

Nuk ishte PD që e lidhi me Habilajt, ishe ti! Ishe ti që e vure Fatmir Xhafajt ministër dhe vëllai i tij vazhdon të jetë akoma koka e drogës.

Nuk ishte PD-ja e mbajti, nuk ishte PD-ja që ndryshoi ligjin, nuk ishte PD-ja që e vuri Policinë e Vlorës në shërbim të Agron Xhafajt.

Çfarëdo lloj daulleje t’i biesh sot nga kjo foltore, ti dhe Xhafaj je e vetmja pengesë për hapjen e negociatave. E ke humbur tërësisht arsyen përmes avujve të pluhurit të bardhë dhe delirit të ERTV. BE nuk është ERTV, nuk është broçkulla që këput nga mëngjesi në darke.

Ti di dhe do vetëm fjalë boshe, poshtërime, sharje, fyerje, kërcënime, kundër qytetarëve, gazetarëve, opozitës dhe madje edhe kundër europianëve që ta thonë të vërtetën në sy se “mbreti është lakuriq”, se Shqipëria në regjimin tënd është kapur nga korrupsioni, se ekonomia është në ditë të zeza me papuni në rritje dhe taksash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz24/05/2018 15:33

Populli nuk i harron kurre se çar benin ripjerdhsat kur ishin ne opozit per ti penguar negociatat. Nuk harrohen si digjeshin gomat e bllokoheshin rruget, ashtu si nuk harrohen histeria e qelbesirave per Fierin, me parrullen nuk e japim Fierin per Brukselin! Populli nuk harron as Erjon mbeturinen me historin horror per Griselden e Rroshit.

Shto koment

Denonco