A janë deputetët tonë intelektualë?

A janë deputetët tonë intelektualë?

06:34, 24/05/2018
A+ Aa A-

Ka një keqkuptim dhe abuzim të thellë me konceptin e intelektualit, jo vetëm mbi përkufizimin, por mbi të gjitha për rolin e tij në shoqëri, i cili nga një përkufizim i shtrembuar e humb sensin e të kuptuarit dhe rolin e tij në  shoqëri. Veçanërisht brenda atmosferës ku politikani merret si intelektual dhe intelektuali si politikan!  Gjë që në këtë kontekst, intelektualit ju atribohen elemnete të improvizuara dhe vije deri aty, ku i jepet  mundesia gjithkujt  të manipuloj me këtë koncept .

Sipas  Filozofit  Johann Gottlieb Fichte ”Intelektuali është i destinuar ndaj shoqërisë në gjithçka e për gjithçka, ai ekziston falë shoqërisë  dhe për shoqërinë” . Një përkufizm në vija të trasha, por që i ipet një kuptim të thelluar, duke dhënë hapsirë për t’ ia atribuar shumë elemente pozitive të cilat kontribuojnë në progrsivitetin shoqeorë , me të vetmin qëllim që intelektuali të jetë në shërbim dhe shërbëtor i shoqërisë  e asesi të veprojë   në një rrugë lineare që puna e tij të përkthehet në diçka  materiale,  apo për ngritjen e rolit të tij në shoqëri në pozitat ku gëzon privilegje të llojeve të ndryshme . Intelektali ekzison falë shoqërisë,  pasi që frymon në hapsirën ku frymon shoqeia, ballafaqohet me të njejtat probleme, por dallimi është së intelektuali edhe pse është pjesë e shoqërisë  i përket një shtrese tjeter shoqërore,  për  qëllim ka që gjithë kapacitetin intelektual e moral  ta ketë në shërbim të shoqërisë,  në mënyrë që të ngrisë mirëqenien shoqërore dhe të përgadisë  gjenerata të cilat mundë t’i kontribuojnë shoqërisë në të ardhmen.

Intelektuali duhet të jetë në gjendje të deduktojë në problemet e jetës së përditshme apo në shkenca si dhe të ketë aftësi për të bërë analiza në fusha të ndryshme të shkencës dhe të jetës së përditshme. Intelektuali duhet të karakterizohet nga një karakter i fortë dhe i vendosur për t’ i çuar punët deri në qëllimin final.  Ai duhet të ndertojë në mendjen e tij projekte që përputhen me objektivat që i ka venë vetës për të arritur dhe pasi i ka ndërtuar këto projekte si koncepte,  si ide në trurin e tij,  atëherë duhet të kalojë menjëherë në zbatimin praktik të këtyre projekteve për t’ i finalizuar këto në rezultate konkrete në shoqëri. Në marrëdhëniet me njerëzit,  intelektuali duhet të jetë i thjeshtë,  sepse thjeshtësia paraqet bukuri,  respekt njerëzor e jo thjeshtësia e tij të jetë paralel me egoizimin psikologjik të tij.  Ai duhet të jetë i komunikueshëm në shoqëri, i dashur,  me moral të lartë,  i kulturuar,  sepse të gjitha këto paraqesin virtyte njerëzore.

Pra intelektuali jeton jo vetëm për vete por edhe për të tjerët,  është pjesë dhe nevojë e shoqërisë njerëzore.  Ai duhet të ketë më shumë detyra ndaj shoqërisë njerëzore dhe më pak të drejta,  duke nënkuptuar se ai duhet t’i japi shoqërisë më shumë se sa të marrë prej saj.  Në këtë kuptim intelektuali është më shumë prodhues për shoqërinë njerëzore se sa konsumator i saj,  pasi që mendja e tij duhet të jetë aktivitet të përhershëm dhe në shërbim të shoqërisë.  Efektiviteti i punës së tij duhet të jetë i dukshëm dhe i prekshëm nga shoqëria drejt emancimimit dhe progresit shoqëror.  Ai duhet të shërbejë si shembulli më pozitiv,  si pikë referimi për brezat e rinj për të influencuar në rritjen e numrit të intelektualëve të rinj të cilët mundë të jenë pauses të punës dhe angazhimit shoqërorë. Intelektuali duhet të jetë gjithmonë në kërkim të së drejtës,  të  së vërtetës e jo të jetë pjesë e të këqijave dhe sherbëtor i politikës.  Ai duhet të karakterizohet  nga ndershmëria në jetë e shoqëri,  në punën e tij.  

Shpirti i tij duhet të jetë në luftë të papajtueshme me padrejtësitë,  me korrupsionin,  në mbiçmimin ose në nënvleftësimin e vlerave  njerëzore.  Ai duhet t’ i vlerësojë njerëzit që e rrethojnë, t’ i respektojnë ata,  t’ u dëgjojnë fjalen e tyre dhe të marri çdo vlerë të tyre duke i falënderuar për kontributin njerëzor. Intelektuali në një rreth intelektualësh apo njerëzish të thjeshtë duhet të dëgjojë shumë dhe të flasi sa më pak sepse kështu ai rritë vlerat e tij.  

Biseda e një intelektuali duhet të gjenerojë ose krijimtari në fushën e artit e të letërsisë ose një informacion shkencor që t’ i shërbejë sa më mirë shoqërisë, e cila e dëgjon me kënaqësi  atë. Intelektuali është gjithmonë cilësi ndërsa shoqëria njerëzore është sasi.  Po ta marrim në këtë kuptim ndryshimet sasiore kanë sjellë kurdoherë  në ndryshime cilësore.  Kështu shoqëria njerëzore,  në procesin e zhvillimit të saj ka prodhuar intelektualë,  të cilët kanë shërbyer si promotorë të zhvillimit të saj dhe ndryshimeve revoluconare.

Intelektuali,  në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, është ajka e shoqërisë njerëzore dhe si e tillë ajo ka dalë gjithmonë në krye të kësaj shoqërie,  duke i ndriçuar rrugen,  duke i treguar progresin. Shpirti i intelektualit nuk duron asnjëherë padrejtësi,  pabarazi, shtypjë,  përçmim, dhunë,  grabitje etjerë,  që i bëhet shoqërisë nga ata që gjenden në majen e piramidës së shtetit.  Shpirti i tij është nën një trysni.  Ai është i brengosur, dhe duke e vuajtur këtë brengë fillon gërryerjen nga brenda në formën e një revolte.  Pra intelektuali në çdo kohë është avokat mbrojtës i shoqërisë njerëzore.

Intelektualit ju krijua kjo mundësi,  falë edhe vullnetit e këmbënguljes së tij  për t’ u thelluar në dije. Intelektuali e ndihmon shoqërinë  njerëzore  duke e udhëzuar me veprat e tij,  për ta kërkuar këtë të drejtë të mohuar nga pushtetarët.  Intelektuali nuk sheh vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen ,  nuk sheh vetëm momentin aktual, por edhe pikën e mbërritjes  drejt së cilës është drejtuar  njerëzimi dhe nëse ai dëshiron  ta vazhdojë rrugën që të  çon  tek ky vend e nuk don të deviojojë nga rruga, ose të tërhiqet. Ai duhët të preokupohet  vetëm që njerëzimi të mos ndalet,  ose të zmbrapset . Kështu, në lidhje me këtë aspekt  ai është edukatori i llojit njerëzor.  

Gjithë jetën intelektuali është në kërkim të gjetjes së rrugëve për mbrojtjen nga padrejtësitë,  në kërkim të gjetjes së rrugëve për rritjen e mirëqenies së qytetarëve,  në kërkim të gjetjes së rrugëve  për përmirësimin e jetës shpirtërore dhe shoqërore të shoqërisë,  në kërkim të dijes. Intelektuali  nuk duhët të posedoj  njohuri  që do të përkthehen për interesa e veta personale , por për të mirën e shoqërisë. Kjo i bie se edhe nëse një politikan mundë të posedojë elemente të një intelektuali , por në momentin kur ky  shprehë dozë  të egoizmit psikologjik, vepron për interesa personale, nepotiste, klienteliste nuk mund të mveshet asesi me epitetin e intelktualit,  gjë që kjo e fundit po ndodh në vendin tonë/ botasot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco