Lajmi i fundit

LIVE/ Tensionohet protesta para Bashkisë së Tiranës

Zyrtari i PD: Kemi video për 2 ministra, brenda verës rrëzohet qeveria

Zyrtari i PD: Kemi video për 2 ministra, brenda verës rrëzohet qeveria

21:39, 23/05/2018
A+ Aa A-

Kryetari i Këshilltarëve të PD në bashkinë e Tiranës, Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin 'Repolitix' të drejtuar nga Denis Minga në “Report Tv” u shpreh se protesta e së shtunës do të jetë më masivja që ka ndodhur ndonjëherë, pasi pakënaqësia është shumë e madhe.

“Protesta do të fillojë në sheshin Skënderbej dhe do të vijojë në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ka për të qenë protesta më masive. Ka për të qenë një nga protestat më të mëdha që është zhvilluar ndonjëherë. Ka më shumë qytetarë që duan të vijnë në protestë sesa militantë tanë”, tha Kreshnik Çollaku.

Pas publikimit të përgjimit misterioz pak ditë më parë, Kreshnik Çollaku paralajmëroi sonte në 'Repolitix' se në ditët në vijim do të publikohen video dhe prova ku implikohen dy ministra të qeverisë Rama.

“Këto ditë do të dalin ca ministra të tjerë me zë e me figurë. Janë të paktën dy ministra të tjerë, të rëndësishëm dhe do i serviren publikut. Shumë shpejt do të dalin dhe ky sistem do të shembet, brenda kësaj vere”, tha Çollaku.

Ndërsa deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj theksoi se qytetarët janë gati që të bëjnë çdo gjë ditën e shtunë për të larguar Ramën.

“Kjo protestë ka shumë kauza dhe arsye, qytetarët janë gati që të bëjnë çdo gjë që kanë në dorë për të larguar Edi Ramën. Ka një mllef kundër kësaj qeverie”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco