Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

E akuzoi për lidhje me bandat, Gjykata rrëzon padinë e Dakos ndaj Bashës

E akuzoi për lidhje me bandat, Gjykata rrëzon padinë e Dakos ndaj Bashës

16:26, 23/05/2018
A+ Aa A-

Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë padinë e ngritur nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Dako kërkonte nga gjykata dënimin për shpifje të Bashës, në lidhje me akuzat që ka bërë kreu demokrat ndaj tij.

Basha ka akuzuar kryebashkiakun e Durrësit si të lidhur me krimin dhe bandat.

Këto akuza Dako i quante shpifje dhe kishte bërë padi në Gjykatën e Tiranës, duke kerkuar edhe 1 milione lek  demshperblim.

Sot gjykata ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e tij, duke i rrëzuar pretendimet se kreu i PD kishte shpifur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco