Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Patozi: Është më keq se ç’duket, nuk kemi Prokurori fare

Patozi: Është më keq se ç’duket, nuk kemi Prokurori fare

13:21, 23/05/2018
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD, Astrit Patozi gjykon se vendi sot nuk ka fare prokurori.

Sipas tij, "po të kishim, të paktën do ta merrnim shpejt një përgjigje në është autentik apo falso "Babalja", siç shprehet ai në një shënim në Facebook.

Shënimi i plotë i Patozit: 

Sot gjendemi në situatën paradoksale, kur njëra palë thotë se më në fund kemi prokurorinë që duam, kurse tjetra që kjo është më e keqja në Shqipëri, që nga koha e Ismail Qemalit, sepse e ka futur të gjithën në thes "Sulltani".

Të dyja palët ia fusin kot dhe nuk thonë të vërtetën, sepse në fakt ne nuk kemi prokurori fare. 
 

Sepse po të kishim, të paktën do ta merrnim shpejt një përgjigje në është autentik apo falso "Babalja". 
 

Do të ishte minimumi për të krijuar një ide paraprake ndaj një çeshtje shumë sensitive, që mban pezull zhvillimet politike dhe sociale në vend.
 

Do t'i jepte mundësinë publikut që të paktën të mos shikonte sërish këtë shfaqje të shpifur me dy gjela majë plehut, që i hakërrehen njëri-tjetrit, por vetëm njërin prej tyre.
 

Në kushtet e mosbesimit të plotë nga njëra palë, po të kishim prokurori, kjo e fundit do të kishte pajtuar me kohë agjencinë më të specializuar perëndimore në lëmin e përgjimeve dhe nuk do të shtynte ditët kot me procedura rutinë dh thirrje dëshmitarësh.
 

Natyrisht, ka nga ata që thonë se qeveria e kap lepurin me qerre dhe na duhet veç të presim e të shikojmë. 
Por në ka një rast në botë që nuk duhet humbur asnjë sekondë, nëqoftëse pretendojmë për shtet, është pikërisht ky.

 

Sepse është njësoj si të shkojë në spital dikush, që i ka plasur apandesiti, dhe të mos e fusin në sallë të operacionit, por t'i japin paracetamol për t'i qetësuar dhimbjet.
 

Dhe kur prokurori nuk ka, si i bëhet, e marrim me qera apo e japim me konçension?


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

I deleguari23/05/2018 16:02

Tre statues ne dite ben Berisha ,nje ne tre muaj ben ky udheheqesi I perjetshem Astrit Patozi dhe me nga nje ne vit e mbyll Jozefena,Imami. Asnje Maja Bregut,asnje Genc Rruli,asnje Ridvan Bode!..( Ilva Tare,qehet I pa varur).sepse keta protestojne kunder Bashes dhe Jo kunder Norieges!!!

dr23/05/2018 15:27

Po çfarë paska thënë Patozi që nuk e paska përmendur asnjëherë opozita zyrtare ? Patozi gënjen në fakt kur thotë se Shqipëria nuk ka prokurori. Më afër të vërtetës është ajo që pretendon opozita e lideri i saj Basha se prokurorinë e ka marë tërësisht në dorë Edi Rama dhe po e përdor për interesat e tij, ashtu siç përdor edhe patozët që të bëjnë opozitën e opozitës.

Asi23/05/2018 14:09

Ti je gjeli ne krye te krye plehut qe nuk te ndihet zeri te kritikosh ketecqeverisje dhe ben lojen e saj kur ben sikur i kritikon te dy pslet. Turp, ri maje plehu e leh kunder opozites!!?

Shto koment

Denonco