Replika të forta në komision Balliu - Manja për Fatmir Xhafajn: Çfarë pike thua?! Ju vetëm 'viza' keni

Replika të forta në komision Balliu - Manja për Fatmir Xhafajn: Çfarë pike thua?! Ju vetëm 'viza' keni

10:35, 23/05/2018
A+ Aa A-

Një përplasje e fortë e opozitës me mazhorancën po ndodh tek Komisioni i Ligjeve, ku po kërkohet me forcë dorëheqja e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Deputeti demokrat Klevis Balliu ka replikuar ashpër me kryetarin e komisionit Ulsi Manjën, i cili nuk i jepte të drejtën e fjalës për të mos lejuar të kërkohej dorëheqja e ministrit.

Ja debati mes tyre, që u zhvillua në mes të një mbledhjeje në kaos, pasi njera palë bënte thirrje vazhdimisht kundër Xhafajt dhe tjetra tentonte të ruante normalitetin dhe të votonte nenet që Ulsi Manja hidhte për votim pasi i lexonte. Manja, ndërkohë që lexonte nenet për t'i kaluar me shpejtësi, sipas rendit të ditës, gjente kohën të replikonte me Balliun dhe secilin deputet të opozitës:

Manja. Vazhdojmë, pikë, u mbyll.

Balliu: Çfarë pike more, pika ju rëntë, keni ngelë pa pika. Vetëm viza keni ju, viza...

Manja: Sa bukur këndon more!

Balliu: Ka më bilbil se ty more?!

Manja: Ç'këndon ti more! Ty s’të ka thënë njeri punë e mbarë njëherë në jetën tënde!

Balliu: Më jep fjalën mua, të bëj pyetjen e vazhdo!

Manja: Vazhdojmë me skeduli...

Balliu: Përse nuk i përgjigjeni pyetjes more! Nuk bëni gjë tjetër. Mazhorancë bojkoti, bëni memecin! Jepni llogari!

Manja: Vazhdojmë me skedulin, votojmë....

Balliu: Nuk njihni teknologji tjetër ju veç drogës! Më jep përgjgije. A të duket normale që vëllai i ministrit të Brendshëm të merret me drogë?!

Manja: Për ty jam i zënë unë...(Vazhdon me ligjet) Kundër s’ka, abstenim s’ka, miratohet!...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco