Skandali ‘Xhafaj’, Rama shkon të konsultohet me Gramoz Ruçin

Skandali ‘Xhafaj’, Rama shkon të konsultohet me Gramoz Ruçin

10:33, 23/05/2018
A+ Aa A-

Skandali që ka përfshirë ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, me mbrojtjen që i ka bërë vëllait të dënuar për trafik droge në Itali dhe më pas mbulimin e tij, në trafiqet e drogës gjatë këtyre viteve ka vënë në vështirësi dhe nën presion mazhorancën socialiste.

Edhe pse Edi Rama ka vazhduar ta mohojë audio-përgjimin dhe më pas duke i quajtur të stisura të gjitha videot dhe dëshmitë, sërish në deklaratat e tij ka pësuar një tërheqje.

Rama nuk është më aq i sigurtë siç ishte ditën e parë të reagimit të tij për skandali ‘Xhafaj’, ku tha se e kishte vërtetuar se zëri nuk ishte i Agron Xhafajt.

Pikërisht për këtë zhvillime, si dhe protesta e së shtunës e opozitës në orën 11:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,  e kanë çuar sot Edi Ramën në zyrën e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Rama ka qenë këtë mëngjes në Kryesinë e Kuvendit ku është takuar me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Duket se kryeministri ka kërkuar konsulta për veprimet që do të marrë mazhoranca dhe pasojat që do të ketë PS, duke ditur që Ruçi është ndër zyrtarët më të vjetër të socialistëve, pas ardhjes së ‘Rilindjes’ në kupolën drejtuese të kësaj partie.

E duke qenë në këto pozicione ai shumë herë ka vendosur për vendimet që merr PS. Kjo ka qenë dhe arsyeja e takimit, ndërsa priten zhvillime të tjera brenda PS.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz23/05/2018 15:37

Kryedrogaxhiu ka vajtur per te takuar kryemafjozin e vjeter buratinin. Salaria grik e topit, 5 pellembe leshi g...pit.

Shto koment

Denonco