VIDEO/ Gazetarja: Rama më shantazhoi në konferencë

VIDEO/ Gazetarja: Rama më shantazhoi në konferencë

23:27, 22/05/2018
A+ Aa A-

Gazetarja e Fax News, Ambrozia Meta, e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se është ndjerë e shantazhuar nga kryeministri Rama gjatë konferencës së tij në Rinas pas kthimit nga Sofja.

Meta: Për mua nuk ka ndryshuar asgjë. Ajo që ndodhi nuk ishte diçka e planifikuar. Reagimet ishin shumë të mëdha. Kryeministri ndoshta nuk ishte në formë atë ditë dhe tentoi të intimidonte. Mund të them se nuk ka pasur në asnjë moment thyerje të protokollit të konferencës për shtyp sepse ajo që u rrëzua nga kryeministri Rama që në nisje.

Momenti kur kolegu im i Top Channel i drejtohet për dëshmitarin X dhe Rama i kthehet me pyetje. Unë kam bërë një pyetje për të cilën nuk kam marrë përgjigje nga kryeministri.

Reagimet e ardhura i kam mirëpritur. Kam bërë detyrën. Sdua të merrem me sjelljen e Kryeministrit, apo atmosferën e krijuar, duke i prishur magjinë kryeministrit. Unë kam bërë një pyetje për të cilën s'mora përgjigje. Ai kalojë tek pronari im, duke më shantazhuar.

Zheji: Je pjesë e një partie?

Meta: E kam dëgjuar këtë koment jo vetëm nga z. Kopliku. Po ashtu dhe nga njerëz të tjerë. Komentet në tërësi kanë qenë pozitive, por e kam për pjesën e kolegëve që janë të ndjeshëm kryeministrin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz23/05/2018 15:28

Vazhdo keshtu moj trimereshe, me syrin pishe dhe me kembenguljen tende e ç'fazove skizofrenin e ripjerdhja. Kurse me koplik fosilen nuk ja vlen te merresh, eshte thjesht nje i roitur nga trut e kokes.

goni23/05/2018 07:32

Kopliku, si dhender i nje gjenerali me emer i ushtrise, por edhe si B/sigurimi, u lejua te mos e ndante gruan, kur ju denua vjerri, kjo per te qene me i besueshem i puntoreve ne URT Dures, natyrishte do te delte ne mbrojtje te kryeministrit.....ishte pjese e detyres se tije dhe per turpin e tije, shkruan per nje vajze gazetare qe me shume dinjitet i tha kolegeve se keshtu duhet te jete ne detyre nje gazetar.....nuk prisja gje tjeter nga Kopliku....akoma vjell nga luga e corbes qe ka ngrene ne kohen e qoftelargut....

t23/05/2018 06:09

Bashkim Koplikut mos i ve faj se tani eshte ne moshe qe ka rjedh nga trute

Shto koment

Denonco