Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

Miraka në Syri.net: Krimet e komunizmit janë më të mëdha se ato të nazizmit. Ja çfarë ndodhi në revoltën e Spaçit

Miraka në Syri.net: Krimet e komunizmit janë më të mëdha se ato të nazizmit. Ja çfarë ndodhi në revoltën e Spaçit

18:24, 22/05/2018
A+ Aa A-

I ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, ish-i burgosuri polik në kohën e Komunizmit, Simon Miraka, ka treguar dhunën dhe barbarinë që u ushtrua ndaj shqiptarëve në kohën e diktaturës.

Miraka, rikujtoi edhe njëherë protestën e vitit 1973-it ku disa të rinj u ngritën në revoltë në burgun e Spaçit me thirrjet: E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Por që fatkeqësisht në këtë revoltë humbën jetën 4 të rinj, të cilët u vranë nga dora gjakatare e komunistëve.

Ndërkohë Miraka theksoi edhe njëherë se ish-të burgosurit dhe ish të përndjekurit e diktaturës, e pranojnë Partinë Komunistë, por nuk mund të pranojnë foton e Enver Hoxhës.

‘Na burgosën në komunizëm vetëm sepse ëndërronim një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Ajo që të bën përshtypje është se të gjithë misionarët e komunizmit kanë ecur me teorinë e makiavelist se qëllimi justifikon mjetin. Pasi pas viteve 90-të, asnjë nga këta komunistë nuk shkuan në Korenë e Veriut, por shkuan në SHBA, atje dërguan edhe fëmijët e tyre.

Revolta e Spaçit është nja akt heroik, e ndiej vetën krenar nga i guxim i pashembullt i këtyre djemve të rinj. Të mendosh që në 73-in lufta e klasave ishte në nivelin më të lartë, këta guxuan dhe ngritën flamurin në majë.

Sigurisht që ajo revoltë u shtyp në mënyrën më barbare ku u ekzekutuan 4 të rinj. Ajo që të  vjen keq për këtë revoltë të këtyre të rinj, kur ata thërrisnin: E duam Shqipërinë si gjithë Europa.

Lufta kundër komunizmit nuk duhet të jetë vetëm e PD-së dhe e ish-të përndjekurve. Ne nuk kemi një ligj që ta ndalojë simbolet e komunizmit.

Ne e pranojmë pluralizmin, e pranojmë dhe Partinë Komuniste, or ajo duhet të dalë në protestë me foton e kryetarit të saj dhe jo me foton e Enver Hoxhës.

Nëse do të kishte një vlerësim për krimet, Shqipëria do të zinte vendin e parë në Europë’, tha Miraka.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco