Apeli i fortë i Kryemadhit/ Rama është marrë peng nga bandat, rrëzimi i tij i shpejtë

Apeli i fortë i Kryemadhit/ Rama është marrë peng nga bandat, rrëzimi i tij i shpejtë

16:51, 22/05/2018
A+ Aa A-

Monika Kryemadhi, Kryetare e LSI-së, tha se Kryeministri Edi Rama nuk do të mund të bindë askënd, as bashkëpunëtorët më të afërt, dhe jo më të pretendojë bashkëpunim me opozitën.

 Kryemadhi tha se LSI është në opozitë jo vetëm me qeverinë dhe Edi Ramën, por me krimin dhe drogën.

Në një takim me kryetarët e degëve të LSI-së, Kryemadhi tha se Rama është marrë peng nga bandat dhe e ka të pamundur të tërhiqet.

“Rama dhe veglat e tij, Prokuroria dhe Policia, janë më shumë të frikësuar nga e drejta. E shtuna do të tregojë se shqiptarët nuk do të mund t’i ndalë dot as Edi Rama, as policët dhe as prokurorët. Nëse Rama do të vazhdojë të kërcënojë shqiptarët me gjyqtarë dhe prokurorë që i lëpihen për të kaluar Vetingun, apo me bandat, atëherë dita e rrëzimit të tij do të jetë jo e shpejtë, por e tmerrshme”, tha Kryemadhi.

Sipas saj, nuk ka më njeri dhe as Zot që do të shpëtojë Edi Ramën që është i zhytur.

Kryetarja e LSI-së i drejtoi një apel shqiptarëve që të dalin masivisht në protestën e 26 majit pasi tani ka ardhur koha që Edi Rama të ikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco