'Perandoria e pasurive të familjes mafioze Xhafaj mbrohet nga narkoshteti'

'Perandoria e pasurive të familjes mafioze Xhafaj mbrohet nga narkoshteti'

13:39, 22/05/2018
A+ Aa A-

"Perandoria e pasurive të familjes mafioze Xhafaj mbrohet nga narkoshteti!" Këtë përgjigje i ka dhënë pyetjes së një qytetari, ish-kryeministri Sali Berisha, pasi qytetari jo pa habi ka analizuar sesi ka mundësi që Agron Xhafaj, vëllai i ministrit, rezulton një biznesmen kaq i pasur sot kur supozohet se në moshën 25-vjeçare, pasi gaboi, nuk u mor më me trafik droge. Sipas qytetarit, Agron-Geron Xhafaj ka investuar paratë e fituara nga droga e megjithatë, ai nuk preket nga ligji. 

Ish-Kryeministri Berisha, që i dha përgjigje si më lart, e ka publikuar shqetësimin me mjaft pikëpyetje të qytetarit që shkruan se është oficer i Drejtorisë së Policisë së Vlorës:

“Mirëmbrëma doktor! Si keni kaluar, mirë? Doktor, jam oficer i Drejtorisë së Policisë Vendore Vlorë. Doktor, kam disa pyetje rreth skandalit “Xhafaj”. Pyetja e parë është se Agron Xhafa, nëse gaboi në moshën madhore 25 vjeë, më pas, ky person, me çfarë u mor? Se na del qe ka disa aktivitete të mëdha biznesesh private, që nga "bar cafe" të nivelit të lartë, lojëra fati dhe investime në apartamente, pallate dhe toka. Përveç këtyre, Geroni ka dhe një kompani të madhe rojesh sigurie.

Gjithë këto pasuri dhe para nuk mund të bëheshin pasi ai gaboi dhe nuk u mor më me trafik. Pra, këto janë paratë e drogës të investuara në fusha të ndryshme.

Ai vërtet iku për të shpetuar karrigen e ministrit - vëlla, por edhe pronat e tij të krimit; asnjeri nuk po i prek. Ligji antimafia për ministrin dhe familjen e tij nuk ekziton.Po ashtu edhe beniamini i Xhafës, Drejtori i Policisë së Vlorës, po mundohet të pastrojë territorin në ndihmë të familjes Xhafaj. Ju përshëndesim Doktor!”

MESAZHI I PUBLIKUAR NE FB:

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nili22/05/2018 15:12

Jemi ngopur nga ky qytetari jot dixhital qe i ka dale boja o Sali kshu qe eshte budallallik qe e vazhdon per mendimin tim.

Shto koment

Denonco