Ja kur do të zhvillohet/ Mediat e Xhafës, manipulim dhe me orën e protestës

Ja kur do të zhvillohet/ Mediat e Xhafës, manipulim dhe me orën e protestës

12:16, 22/05/2018
A+ Aa A-

E frikësuar dhe nën presion.

Kështu është aktualisht mazhoranca socialiste në pushtet pas audio-përgjimit dhe provave që bëhen publike çdo ditë për Agron Xhafën si ‘pashai’ i drogës në Vlorë.

Pikërisht ky skandal dhe skandalet e tjera, si hetimi ndaj ish-ministrit tjetër të Brendshëm, Saimir Tahiri kanë bërë që opozita të thërrasë në protestë shqiptarët ditën e shtunë në orën 11:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Nga frika se shqiptarët do të dalin në shesh masivisht, mediat rilindase pranë Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës kërkojnë që të manipulojnë opinionin publik.

Këto media kanë bërë foto ku thuhet se protesta e opozitës nis të shtunën në orën 12:00, por kjo është një gënjeshtër rilindëse e qeverisë së Edi Ramës.

Protesta masive e opozitës do të organizohet ditën e shtunë në orën 11:00 ne Bulevardin 'Deshmoret e Kombit'.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco