VIDEO/ Skandali ‘Xhafaj’, PS nën presion, deputetët braktisin komisionet

VIDEO/ Skandali ‘Xhafaj’, PS nën presion, deputetët braktisin komisionet

10:41, 22/05/2018
A+ Aa A-

Presioni i shtuar i opinionit publik pas video-përgjimeve të vëllait të ministrit të Brendshëm dhe vazhdimit të skandaleve të qeverisë, ka bërë që deputetë e PS-së të braktisin komisionet kuvendore.

Kështu ka ndodhur gjatë ditës së sotme ku deputetët e PS-së kanë vendosur të braktisin komisionin e Arsimit dhe Medias.

Asnjë prej deputetëve të mazhorancës nuk është i pranishëm në këtë komision.

Edhe në Komisionin e Shëndetësisë, ata pak deputetë të mazhorancës që ishin të pranishëm më shumë kanë qëndruar në heshtje duke dëgjuar akuzat e bëra ndaj qeverisë Rama prej kolegëve të tyre të opozitës.

Më herët gjatë ditës, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe duke mos e mbajtur dot presionin e shtuar vendosi të mbyllë punimet e këtij komisioni.

E njëjta gjë ndodhi edhe ditën e djeshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Brace22/05/2018 11:13

Brace skandali.. u be lepuri trim.. uuuuu kulmi... te kesh frike pe braces... turp i madh pse nuk i thate shko p..r..dhu... lufte me gazetaret... ska ndodhur kurre..

Shto koment

Denonco