45 vjet nga revolta e Spaçit/ Berisha: Thirrje dhe frymëzim për çdo shqiptar

45 vjet nga revolta e Spaçit/ Berisha: Thirrje dhe frymëzim për çdo shqiptar

22:52, 21/05/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjet ka shprehur nderim ndaj martirëve dhe qëndrestarëve të Spaçit. Berisha shkruan se si sot 45 vjet më parë në Burgun e Vdekjes, siç është quajtur me të drejtë Burgu i Spaçit, martirët e gjallë të lirisë që përjetonin torturat, vuajtjet më të egra dhe çnjerëzore, në një akt revolte heroike kundër regjimit ngritën aty flamurin kombëtar të lirisë, flamurin pa yllin e kuq mbi shqiponjën dy krenare!

Postimi i ish-Kryeministrit

Nderim martireve dhe qendrestareve te Spaçit!

Te dashur miq, si sot 45 vjet me pare ne Burgun e Vdekjes, siç eshte quajtur me te drejte Burgu i Spaçit, martiret e gjalle te lirise qe perjetonin torturat, vuajtjet me te egra dhe çnjerezore, ne nje akt revolte heroike kunder regjimit ngriten aty flamurin kombetar te lirise, flamurin pa yllin e kuq mbi shqiponjen dy krenare!

Revolta e tyre e Lirise do shtypej me egersine me te madhe nga xhelatet e Enver Hoxhes, Hitlerit shqiptar te Pasluftes se Dyte Boterore, por zeri i martireve te saj do te jehonte si nje gjeme e rende ne mbare vendin por dhe boten.

Prandaj le te perulemi sot me nderimin me te madh para trimerise, kurajos se organizatoreve te saj; Gjok Zefi, Gezim Çela, Gjet Kadeli, Ylber Merdani, Novruz Golka, Pavllo Popa, Xhavit Lohja, Nuri Stefa, Vaske Orgocka etj, martireve te saj Skënder Dajës, Pal Zefi, Dervish Bejkos, Hajri Pashajit dhe dhjetra e qindra pjesmarresve te tjere ne kete revolte.

Por ky 45 vjetor eshte nje thirrje dhe frymezim per çdo shqiptar qe te ngrihemi dhe me nje revolte te pergjithshme te flakim sa me pare regjimin e Edvin Kristaq Rames dhe bastardeve te tjere te eterve mizore! sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Arber Pashtriku22/05/2018 08:21

Edhe ju jeni nëperkëmbësit e atyre që bënë revoltën e Spaçit. A harruat që pinjollin e Çajup Rusmajlit e bëtë ministër? A harruat që bëtë koalicion qeverisës më një parti që e quan luftën civile ndërshqiptare luftë NacionalÇlirimtare dhe del çdo 5 maj me flamujt e Enverit? Ju nuk i përkrahët të djathtët e përndjekur

vezhguesi21/05/2018 23:20

Perulu sa te duash para tyne se u ke shkatrruar integritetin e tyre. Ti dhe shoket tuaj, qe per tri dekada moret pergjegjsine per t'i perfaqesuar ato, me sjelljet dhe veprimet tuaja, jua keni perdhosur statusin dhe sakrificat e tyre deri ne ate pike, qe kampet dhe burgjet ku ato kalune momentet dhe sakrificat ma te tmerrshme te jetes se tyre, quhen edhe institucione rehabilitimi nga Pellumb Xhufi dhe shoket e tij. Ti dhe Kastriot Islami jeni njelloj si Edi, Xhafa dhe Gramozi. Tragjedia e atij populli vazhdon.

Loran shehu21/05/2018 23:06

Gati jemi se boll me kta maskarenj

Shto koment

Denonco