Si e siguroi kampionin e zërit të Agron Xhafajt për ekspertizë? Rama i bën bisht pyetjes

Si e siguroi kampionin e zërit të Agron Xhafajt për ekspertizë? Rama i bën bisht pyetjes

21:35, 21/05/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetaren Mirela Milori, të televizionit ABC News, ku është ndalur edhe tek ekspertiza të cilën ai shprehet se i është bërë audio-përgjimit nga një kompani ndërkombëtare.

Ai tha: Kam marrë përgjigje nga një kompani e specializuar ndërkombëtare, se zëri në audio-përgjim nuk është i Agron Xhafajt.

Unë e di të vërtetën, por përsëri po presim për përgjigjen përfundimtare nga Prokuroria, nëse analizat thonë të kundërtën e kësaj që unë po them, duhet të rishikojmë pozicionimin tonë”.

Por pyetjes, “Ku e gjetët zërin e Agron Xhafajt?”, për kampion, Rama i bëri bisht, duke thënë: “Është e kotë që unë të jap detaje, sepse është fjala e një pale”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco