Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Hapja e negociatave, Veliaj në Holandë/ Do ju tregojmë historinë e transformimit...

Hapja e negociatave, Veliaj në Holandë/ Do ju tregojmë historinë e transformimit...

19:48, 21/05/2018
A+ Aa A-

Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj, u kërkoi autoriteteve holandeze të shohin me dashamirësi hapjen e negociatave me Shqipërinë.

 “Unë besoj se qeveria shqiptare ka prezantuar një argument shumë të mirë të mënyrës se si kemi reformuar vendin, shtetin, por edhe ne si kryetarë bashkie se si kemi reformuar qytetet.

Për shumë nga përfaqësuesit e qeverisë holandeze apo edhe të Komisionit Europian që ishin këtu sot, teksa shikojnë se si po reformohet shteti ynë nga qeveria shqiptare dhe qytetet tona nga bashkitë, besoj që kanë parë filizat e çfarë do të thotë krijimi i një qyteti dhe një shteti realisht evropian.

Nëse do të vazhdojmë të tregojmë historinë e transformimit të shtetit dhe qyteteve tona besoj që do e kemi më të thjeshtë teksa negociojmë anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimit Europian”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku u shpreh se vlerësimi që mori kryeqyteti në Utrecht na jep motivim që aksioni i mbjelljes së pemëve të vazhdojë edhe më tej, për t’u kthyer në një nismë të përhershme deri në krijimin e Pyllit Orbital.

“E nisëm me 120 mijë pemë, por gjersa të mbyllim gjithë projektin tonë të Pyllit Orbital duhen rreth 2 milionë pemë. Do të thotë se mbjelljen e pemëve do ta kthejmë në një nismë vjetore, nga fillimi i tetorit deri në fund të marsit. Nëse vazhdojmë me ritmin këtë vit me 120 mijë pemë, nuk do të jemi larg nga dita që do të jemi një qytet si Utrechti apo si shumë qytete të tjera që e filluan këtë proces para 40-50 vitesh”, deklaroi Veliaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco