Luan Rama në Syri.net: Rama mban direkt përgjegjësi për Tahirin dhe Xhafajn...

Luan Rama në Syri.net: Rama mban direkt përgjegjësi për Tahirin dhe Xhafajn...

18:30, 21/05/2018
A+ Aa A-

Luan Rama, zv.Kryetar i LSI-së, tha në studion e Syri.net se përgjegjësia për dy ministrat e Brendshëm, saimir tahirin dhe Fatmir Xhafajn, bien direkt mbi Edi Ramën.

Rama tha se qoftë Tahirin ashtu edhe Xhafajn i ka vendosur në këto pozicione Edi Rama dhe ai është përgjegjësi direkt i çdo situate të krijuar.

Luan Rama shprehu bindjen se e keqja do të mundet, sepse në themelin e saj është e kriminalizuar dhe e kalbur.

“Fundi do të jetë i njëjtë sikundër të gjitha qeveritë e tilla. Arsyeja e protestës është e qartë, është një vullnet qytetar për të dëshmuar forcën përballë një qeverisjeje që është e izoluar dhe në minorancë.

 Reagimi qytetar ka qenë për t’u admiruar në fakt dhe ne e kemi për detyrë të artikulojmë, administrojmë atë, me rolin që ka çdo opozitë.

Është në turpin e mazhorancës që ka shënuar një rekord me miratimin e një ligji që të dekriminalizonim Parlamentin”, tha Luan Rama.

Sipas tij, është e turpshme që ne të jemi vendi që të tregohemi me gisht për kriminalitetin, drogën, pastrimin e parave dhe në anën tjetër kemi një Kryeministër që do të tregojë se është një lider global.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco