Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Luan Rama në Syri.net: Rama ka një hall të madh, ja si mund të shpëtohet...

Luan Rama në Syri.net: Rama ka një hall të madh, ja si mund të shpëtohet...

18:22, 21/05/2018
A+ Aa A-

Zv.Kryetari i LSI-së, Luan Rama se tha protesta e 26 majit është një nga shfaqjet e rolit opozitar. Në studion e Syri.net, Rama tha se rruga ligjore dhe denoncimi janë mënyrat e duhura, duke shtuar se Prokuroria është para provës për të treguar paanshmëri dhe besueshmëri.

“Prokuroria duhet të kalojë provën e zjarrit, duket të tregojë që nuk është një mekanizëm që mban Kryeministri, është përballë një prove që duhet të bindë edhe skeptikët. Duhet të thërrasë edhe Kryeministrin mbi gjithçka që tha për analizën e video-përgjimit, kur tha se ai i është drejtuar një agjencie prestigjioze për të bërë analizën e video-përgjimit.

Rama nuk ka çfarë të bëjë publike, sepse nuk ka asnjë lloj përgjigje. Madje edhe po të kishte iluzionin se do të kishte të drejtë, do të shfaqej i qetë dhe nuk do të deklaronte se nuk e tregon adresën e agjensisë që ka përdorur për ti bërë analizën video-përgjimit.

Rama u shfaq arrogant, është në hall të madh dhe është në detyrën e organeve të zbatimit të ligjit ta shpëtojnë nga ky hall, sikundër opozita ka detyrimin që ta nxjerrë lakuriq Ramën në sytë e opinionit publik”, tha Luan Rama.

Sipas deputetit të LSI-së, për fat të keq qytetarët e Kukësit janë ende në burg për asgjë, janë në burg për atë që vetë Kryeministri e pranoi gabimin dhe kërkoi falje. “E ndërsa ata janë në burg dhe askush nuk flet për ta, vazhdojnë përmasat e një sjelljeje kriminale të qeverisë”, tha Luan Rama.

    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco