Luan Rama në Syri.net: Qeveria struktura e dukshme e një rrjeti kriminal...

Luan Rama në Syri.net: Qeveria struktura e dukshme e një rrjeti kriminal...

18:15, 21/05/2018
A+ Aa A-

Deputeti i LSI-së, Luan Rama, tha në studion e Syri.net se partitë e opozitës nuk janë në një garë me njëra-tjetrën, por janë në një garë përballë të keqes.

Zv.Kryetari i LSI-së tha se e gjithë qeverisja e tepsisë, kusisë dhe e tërë këtij mentaliteti turkoshtat, ishte në thelb një qeverisje e kriminalizuar, është një rrjet avanguard që i shtrin tentakulat në të gjitha drejtimet.

“Qeverisja është struktura më e dukshme e një rrjeti kriminal. Po e përdor pushtetin për t’i kthyer reston grupeve dhe rrjeteve që tjetërsoi votën në mënyrë të dhunshme, që kriminalizoi zgjedhjet e fundit.

Sot gjykata e Beratit dëshmoi se është nën presionin e keqbërësit Edi Rama, i cili paturpësisht kredon e vet elektorale e pasqyroi me thirrjen drejtuar policëve që të mbushnin me vota Partinë Socialiste.

Nëse do të kishte ndodhur kjo në ndonjë vend tjetër, Kryeministrin do e kishin lidhur, fillimisht qytetarët, më pas drejtësia.

Kanabizimi i vendit është vetëm një nga qasjet e qeverisë me krimin, pasi trafiku i saj, i prostitucionit janë të tjera elementë. Shqipëria konsiderohet vendi i pastrimit të parave dhe kjo tregon se cila është fytyra e qeverisë.

Mendoj se kostoja e parë që do të paguhet është mosçelja e negociatave”, tha Luan Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco