Qytetari-Ramës: ‘Pasha’, më mirë dëgjoj Babalen që thotë ca të vërteta/ Ja reagimi i Kryeministrit...

Qytetari-Ramës: ‘Pasha’, më mirë dëgjoj Babalen që thotë ca të vërteta/ Ja reagimi i Kryeministrit...

17:10, 21/05/2018
A+ Aa A-

Emisioni Ajsberg ka njoftuar se mbrëmjen e sotme, ora 21:00, do të publikojë prova të reja lidhur me audio-përgjimin, e publikuar pak ditë më parë nga Partia Demokratike, në të cilin shfaqet Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke folur mbi trafikun e drogës.

Por gjithashtu mbrëmjen e sotme, edhe Kryeministri Edi Rama do të shfaqet në një ekran, vetëm 30 minuta përpara emisionit që do të shfaqë provat e reja.

Rama ka njoftuar në rrjet praninë e tij në Abcneës, ndërsa të shumta janë komentet që i drejtohen.

Një ndër to është nga një profil me emrin “Jozef Kulig”, i cili e quan Ramën ‘pasha’, njëlloj sikundër Albert Veliu quante vëllain e ministrit të Brendshëm, në audio-përgjimin e publikuar.

Rama duke iu përgjigjur këtij komentuesi shkruan se shumë shpejt do t’i dalë tymi shpejt kësaj historie besoj dhe s’më thotë dot askush si ti pastaj që s’ua thashë si qëndron e vërteta.

Debati

Jozef Kulig:

Do shohim AJSBERGUN Pasha,ka me shume rendesi Babalja qe thote ca te verteta dhe pse pi raki,se sa te degjojme demagogji

Edi Rama:

Jemi vend i lire dhe gjithkush eshte i lire te shohe cfare te doje, ndersa e verteta pastaj eshte ca me e komplikuar per shume njerez, pikerisht sepse eshte shume e thjeshte! Pa merak se do t’i dale tymi shpejt kesaj historie besoj dhe s’me thote dot askush si ti pastaj qe s’ua thashe si qendron e verteta… Sa per demagogjine, nuk jam i sigurte qe i’a di kuptimin kesaj fjale, po une nuk bej demagogji, them ato qe mendoj e bej ato qe them, me mundime sa te duash e ndonjehere ka gjera qe vonojne, po do ti s’do ti, ne punen time ka ndershmeri e perkushtim pa rezerve! Shikim te mbare dhe mos pi ti raki te pakten se edhe keshtu pa raki esell nuk je

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kolonjari 21/05/2018 19:08

Dhe sot babalja ne ekran , pa raki etj .

Redi.21/05/2018 17:33

Me mire raki,apo droge sic je mesuar zotrote te pish?

Redi.21/05/2018 17:31

Me mire raki,apo droge sic pi ti zotrote?

Shto koment

Denonco