Gazetari zbulon pseudonimin që përdorte Agron Xhafaj

Gazetari zbulon pseudonimin që përdorte Agron Xhafaj

16:32, 21/05/2018
A+ Aa A-

Gazetari Artur Çani, ideatori i emisionit ‘Ajsberg’ ku sonte do të transmetohen fakte të reja të video-përgjimit për Agron Xhafajn, ka zbuluar detaje në lidhje me materialet.

Duke folur në studion e FaxNeës, Çani është shprehur se hetimin e ka bërë vetë gazetari Jetmir Olldashi, pas provave që kishte siguruar më parë nga Albert Veliu dhe përputhjes së shumë detajeve.

Sipas Çanit, personi i investiguar nuk është një njeri dosido, por vëllai i ministrit të Brendshëm.

Duke folur në studio, gazetari Çani ka zbuluar edhe një detaj, pseudonimin e Agron Xhafajt në Vlorë, që tregonte edhe pushtetin që ai kishte në këtë qytet.

‘E thërrasin ‘Pasha’, Agron Xhafën në Vlorë, kjo tregon se çfarë pushteti ka’, është shprehur Çani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco