Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

FOTO/ ‘Me goditje të përqendruar’ sepse vjen kryeministri

FOTO/ ‘Me goditje të përqendruar’ sepse vjen kryeministri

13:59, 21/05/2018
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama ka filluar një tur takimesh në qarkun e Gjirokastrës.

Përveç qytetit jugor, pritet që Rama të zhvillojë disa takime edhe në Tepelenë e Libohovë.

Në qytezën e Libohovës, sakaq kanë nisur përgatitjet.

Rama pritet të inspektojë punimet në sheshin e kësaj Bashkie mesditën e sotme, por siç duket nga fotot e mëposhtme, vizitës i ka paraprirë ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Në disa foto të shpërndara ditën e djeshme në Facebook, nga kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandija, shihet ministrja Kumbaro duke ‘inspektuar’ punimet.

Kumbaro shoqërohet nga Mandija dhe disa drejtues të tjerë lokalë të Libohovës dhe është fotografuar teksa po u shpjegon punëtorëve ‘detajet e fundit’ para vizitës së Kryeministrit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    gramoz21/05/2018 15:17

    Vjen ai? I madhi fare, vet shoku edver kokaina? Kjo eshte nje njgjarje e madhe per libohoven, keshtu qe kjo ripjerdhesja qe eshte si loqja shenka, i takon ti paraprije vizites se kryeqelbesires.

    Shto koment

    Denonco