Me Donald Lu do të largohen edhe sjelljet e tij, por jo interesat amerikane…

Me Donald Lu do të largohen edhe sjelljet e tij, por jo interesat amerikane…

10:53, 21/05/2018
A+ Aa A-

Pohimi se me largimin e ambasadorit amerikan Lu në Tiranë  s’ndryshojnë interesat amerikane në Shqipëri është i vërtetë. Sepse interesat amerikane s’varen as se kush vjen ambasador në Tiranë dhe as se kush është kryeministër i Shqipërisë dhe madje sesi sillet kryeministri i Shqipërisë ndaj institucioneve apo lidershipit amerikan.

Interesat e tyre s’ndryshojnë. Madje mund të thuhet se amerikanët pritën 50 vjet duke ruajtur interesat për Shqipërinë ndonëse regjimi komunist s’i lejonte të hynin në Shqipëri. Pra gjatë 50 vjetëve, interesat e tyre ishin të njëjta ndërkohë që sjellja e tyre ndaj komunizmit ishte ajo që meritonte ky regjim.

Përmbledhtas duhet pohuar: Interesat amerikane s’do të ndryshojnë ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kurse sjellja e tyre do të varet edhe nga sjellja e qeverisjes së Tiranës, por gjithnjë duke ruajtur interesat e tyre për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pra Lu do të largohet, interesat amerikane s’do të ndryshojnë, por sjellja e administratës së re Trump dhe ambasadorit të ri amerikan do të jenë ndryshe.

Përse?

Së pari, siç thuhet edhe në raportin e fundit të Judicial Watch, ambasadori Lu, i emëruar nga administrata Obama, ka pasur sjellje në favor të Edi Ramës dhe të së majtës, madje dyshohet (dhe për këtë janë kërkuar hetime) se ka përdorur edhe paratë e taksa paguesve amerikanë që ti mundësojnë Ramës vënien nën kontroll të sistemit gjyqësor. Kjo është një sjellje që nuk përputhet plotësisht me interesat amerikane për Shqipërinë.

Thënë ndryshe, me largimin e Lu, interesi amerikan për reformën në drejtësi dhe betejën kundër krimit e korrupsionit do të mbeten të njëjta, por ambasadori i ri nuk do të lejojë që sistemi gjyqësor të vihet nën kontrollin e Ramës dhe nuk do të lejojë që paratë e taksapaguesve amerikanë të përdoren për të mbështetur të majtën shqiptare apo promovuar axhendën e Sorosit në Shqipëri (LGBT, kultivimin apo legalizimin e kanabisit, e tjerë).

Së dyti, Rama është i pari drejtues shqiptar në 27 vjet që ka futur hundët në fushatën presidenciale të SHBA, madje duke shkuar shumë larg dhe cilësuar si “turpi i njerzimit” kandidatin Trump. Madje duke shkuar edhe shumë më larg, duke i bërë thirrje votuesve amerikanë të mos e votojnë Trump për president të SHBA se “do të shkatërrohen marrëdhëniet Shqipëri-SHBA”.

Dhe ambasadori Lu s’ka thënë asnjë fjalë e ka heshtur për të këtë veprim të Ramës; madje ka harruar ti kujtojë Ramës “të mos fusë hundët në punët e brendshme të SHBA”. Nëse kjo gjë do të ndodhte përsëri ambasadori i ri s’do të toleronte një qëndrim të tillë të Ramës apo kujtdo tjetër dhe me siguri do të reagonte publikisht.

Pra ambasadori i ri pas Lu, do të shfaqte të njëjtat interesa amerikane në Shqipëri por do të sillej ndryshe nga Lu nëse do të ofendohej Presidenti i vendit të tij, Trump apo dikush tjetër.

Së treti,  ndërkohë që në vitet 2016-2017 Shqipëria u kthye në plantacionin më të madh në Europë të kultivimit të kanabisit, ambasadori Lu heshti dhe nuk tha asnjë fjalë.  Madje gjatë kësaj kohe ambasadori Lu jo vetëm nuk i tha asnjë fjalë presidentit të tij Obama për Saimir Tahirin,  që në krye të policisë dhe në lidhje me klanet mafioze kanabizuan Shqipërinë, por punoi intensivisht që Tahiri të pritej në zyrën ovale dhe të shtrëngonte duart me presidentin Obama, ndërkohë që sipas informacioneve të shërbimit italian ai rezultonte i lidhur ngushtësisht me klanin mafioz të Habilajve.

Ambasadori i ri, ndonëse do të punojë për të njëjtat interesa amerikane, do të luftojë ashpërsisht kultivimin e kanabisit dhe lidhjet e trafiqeve të drogës me policinë dhe drejtuesit e lartë përfshi edhe Ministrin apo Kryeministrin, cilitdo qofshin ato. Pra sjellja e ambasadorit të ri amerikan që do të vijë pasi Lu të largohet s’do të jetë heshtja ndaj kanabizimit por edhe as ndaj lidhjeve eventuale të Kryeministrit apo Ministrit të Brëndshëm me trafikantët e drogës dhe klanet mafioze.

Së katërti, Rama votoi në OKB kundër nismës së Presidentit Trump për vendosjen e ambasadës së SHBA në Jeruzalem dhe kjo coi në klasifikimin nga SHBA të Shqipërisë në grupin e “vendeve jo mike” për të mos thënë në grupin e “vendeve armike”. Kjo ishte e rëndë për Shqipërinë që është partneri kryesor strategjik i SHBA.

Ambasadori Lu përsëri heshti në dy momente për këtë çështje. Heshti se nuk bëri asnjë veprim/demarsh për ti kërkuar Ramës të mbështeste qëndrimin e presidentit Trump për Jeruzalemin. Por mbylli gojën edhe pasi Rama bëri gafën duke votuar kundër SHBA. Madje u krijua idea se Rama dhe Lu kishin të njëjtin qëndrim kundër nismës së presidentit Trump. Ambasadori i ri amerikan, pas largimit të Lu, nuk do ta përsërisë një sjellje të tillë.

Ai duke mbështetur interesat e pandryshuara amerikane në Shqipëri do të bëjë demarshe pranë qeverisë shqiptare për çdo nismë të presidentit të SHBA dhe nëse Shqipëria do të gabojë ai do të shprehë publikisht qëndrimin e amerikan; kështu ka ndodhur gjithnjë dhe kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen, pavarësisht se nuk ka ndodhur të tashmen kur ambasador në Tiranë ishte Lu dhe president në Uashington ishte Trump.

Ka edhe shumë raste të tjera sjelljesh të ambasadorit Lu që pasardhësi i tij në Tiranë do ti ketë ndryshe pavarësisht se si Lu si pasardhësi kanë mbrojtur apo do vazhdojnë të mbrojnë të njëjtat interesa të pandryshueshme amerikane në Shqipëri.

Kjo lojë me vënien e theksit se “me largimin e Lu s’ndryshojnë interesat amerikane” (shprehje e saktë e thënë nga zyrtari i lartë amerikan, por theksimin e saj e bëjnë klientela e Ramës dhe servilet e tij, bëhet  qëllimisht  për të treguar se sjelljet e Lu kanë qenë të udhëzuar nga lart dhe shpërlarë trutë e shqiptareve nga gjithçka ka ndodhur gjatë 3 vjetëve që Lu ka qenë në Tiranë.

Sigurisht që Lu nuk ka pasur guximin të punojë kundër interesave amerikane në Shqipëri por administrata e re amerikane ka dyshime se me sjelljet e tij ka përdorur paratë e taksapaguesve amerikane për të mbështetur axhendën e Sororis (LGBT, kultivimin e kanabisit, e tjerë), të majtën në Shqipëri, dhe Edi Ramën për të vënë nën kontroll sistemin gjyqsor; dhe me siguri të gjithë këto sjellje s’do të përsëriten nga ambasadori i ri amerikan që do të zëvendësojë Lu. Sepse sjelljet e Lu nuk janë ato që do të maksimalizonin interesat amerikane në Shqipëri.

Përfundimisht, Lu ikën dhe së bashku me të largohen edhe sjelljet e tij (heshtja për dukuritë negative ku implikoheshin Rama apo ministrat të tij të se majtës apo mbështetje e projekteve të axhendës së Sorosit) ndërkohë që interesat amerikane do të mbeten të njëjta dhe të pandryshueshme., madje me shumë siguri edhe do të përforcohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

ASKUSHI 21/05/2018 16:53

Ky ambasado duhet te ndiqet penalisht dhe duhet shpallur non grata ne Shqiperi. Ai ka kryer krime ndaj vendit tone dume mbeshtetur mafien, duke kanabizuar vendin, duke mbeshtetur kriminelet, duke sulmuar demokracin, duke prishur drjetesin, duke shkaterruar prokurorin..etj...etj....ai po e kthene shqiperine nga nje vende pro amerikan ne nje vende anti amerikan. Te shporret dhe te shpallet nga opozita shqiptare si person i padeshiruar. Qendrimi anti Lu, nuk do te thote qendrim anti SHBA. Bile mendoj se do te jete shume me pozitive per opoziten dhe shqiperin.

t21/05/2018 12:02

deri tan,si interesa te amerikaneve,kemi pare vetem interesat vetiake sipas oreksit te Lu verdhacukut,qe i dalshin prej hundesh,nqs ka marre para nga rilindja.Me ardhjen e ambasadorit te ri do mund te gjykojme me mire per interesat amerikane.

JURI21/05/2018 11:16

LU DUHET TE HETOHET PER DY VEPRA KRIMINALE KRIM NDJA NJE KOMBI DHE PRISHJA E MERRDHENJEVE ME SHBA ASNJEHER SKA QENE NE ITERES TE SHBA-ve SA KAQENE AMBASADOR NE SHQIPERI ASNJEHER NUK THA NJE FJALE PER KANABIZIMIN E SHQIPERIS PER KORRUPSIONIN NE MAJAT ME TE LARTA TE SHTETI.KURRE NUK THA NJE FJALE KUR LIDERI BOTEROR RAMA FOLI PER KANDITATIN ME KARIZMATI PER PRESIDENT KURRE NUK FOLI PER VOTEN KUNDRA NE OKB KY ESHTE NJE SORJAN I MAJTE ME PIKPAMJE TE RREZIKSHME KY NUK ESHTE NE ASNJE MENYRE PERFAJQESUESI I KRYESHTETIT ME MIK TE SHQIPTARVE NE 2-SHEKUJT E FUNDIT

Shto koment

Denonco