Përparim Spahiu, financat në krizë, qeverisja të jepet me PPP…

Përparim Spahiu, financat në krizë, qeverisja të jepet me PPP…

09:02, 21/05/2018
A+ Aa A-

Deputeti Përparim Spahiu ka lëshuar alarmin për financat e shtetit. Në një shënim në rrjetet sociale ai shkruan se, ‘të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin u ulën me 13.4 për qind duke qenë 15 milionë dollarë më pak. Ai në shënimin e tij shtron një sërë pyetjesh për qeverinë se si do ti japë zgjedhje ketij problemi duke ironizuar edhe dhënjen me PPP të qeverisjes

Ja shënimi i plotë i deputet të LSI Përparim Spahiu:

Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin u ulën me 13.4 për qind duke qenë 15 milionë dollarë më pak.

Gjithashtu të ardhurat nga TVSH, si pasojë e rritjes së çmimeve duhet të ishin rritur të paktën me 2.1 për qind.

Pyetje, ç'rrugë duhet të ndjekë Min Financave:

Rritje të tatimit mbi fitimin?

Rritje 30% të TVSH-s?

Gjoba, shoqëruar pa burg (pasi burgu e kanë kuptuar që ka kosto e s'ju del gjë plus)?

Rritje borxhi për të mbuluar shpenzimet?

Apo të japin Qeverisjen me PPP...????

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco