Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Basir Çollaku në Syri.net: Ja pse nuk u arrestua vëllai i Xhafajt kur shkoi në Prokurori...

Basir Çollaku në Syri.net: Ja pse nuk u arrestua vëllai i Xhafajt kur shkoi në Prokurori...

18:33, 16/05/2018
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku deklaroi në studion e Syri.net se në rastin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, duhej të ishte zbatuar ligji antimafia.

Çollaku theksoi se në gjithë këtë histori ka një seri veprash kriminale, vetëm zbatim ligji nuk ka.

“Shkoi në prokurori vëllai i Fatmir Xhafajt, që duhej të ishte diku tjetër referuar vendimit të Gjykatës, bën muhabet me prokurorët dhe më pas largohet. Dhe e gjitha kjo ndodh pasi Prokuroria e Përgjithshme është vartëse e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt, është kthyer në një qebaptore”, tha Çollaku.

Sipas tij,  Rama është njeriu që njeh më pas ligjet dhe ekonominë.

“Sikleti që ka Rama është kapja që ka nga këto grupe kriminale, ka hallin Xibraka. Në bordin e aleancës së qelbësirave, nuk mund të pranohesh nëse nuk ke në CV përfshirjen në trafikun e drogës. Nëse je marrë me lëndët narkotike atëherë mund të bëhesh edhe epror i Edi Ramës. Nuk flitet më për kanabis, por për tonelata kokaine dhe heroine, po flitet në të gjitha raportet qofshin nga SHBA ashtu edhe nga vendet e BE-së”, theksoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco