‘Rama nuk mashtroi për Agron Xhafën, por për të mbrojtur Olsi Ramën...’

‘Rama nuk mashtroi për Agron Xhafën, por për të mbrojtur Olsi Ramën...’

18:19, 16/05/2018
A+ Aa A-

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka quajtur të gënjeshtërt deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se përgjimi i paraqitur nga zyrtarë të PD-së për Agron Xhafajn, është i pavërtetë.

Sipas PD-së, përgjimet tregojnë se Agron Xhafaj është ende i përfshirë në trafikun e drogës. Ndërkohë, në fjalën e tij gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Edi Rama e quajti jo autentik, “pas përgjigjes shkencore” që tha se kishte marrë nga një agjenci e specializuar të cilës i ishte drejtuar.

Në një reagim, ish-Kryeministri Berisha e cilëson të gënjeshtër deklaratën e Ramës dhe shton se ajo u bë nga kreu i qeverisë për të mbrojtur vëllanë e tij Olsi Rama.

Në një shënim në faqen në Facebook të ish-Kryeministrit shkruhet:

O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij!

Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot per koken e Agron Xhafes per te shpetuar menderet e tyre! Ne nje akt pafytyrsie ekzemplare, ata u betuan para shqiptareve pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjate nates kishte bere edhe ekspertizen dhe sipas tij zeri nuk ishte i te mirit Agron por i opozites.

Perkrah tij qendronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me ze dhe deshmitare gjithçka eshte e vella Agronit.

Me kete rast dua ti them Fatziut te droges se Rama nuk mashtroi per ty as dhe per Geronin tend por per Olsin dhe menderen e tij. Populli i revoltuar do t’ju krreje shume shpejte nga karriget tuaja qe qendrojne mbi krimin dhe drogen! Sb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco