Basir Çollaku në Syri.net: Rama peng i Tahirit dhe Xhafajt, rast i paprecedent deklarata e Kryeministrit

Basir Çollaku në Syri.net: Rama peng i Tahirit dhe Xhafajt, rast i paprecedent deklarata e Kryeministrit

18:24, 16/05/2018
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku tha se nuk priste dorëheqjen e Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm. Çollaku theksoi se Rama është vartës i Fatmir Xhafajt dhe Gramoz Ruçit, sikundër ishte i sajmir Tahirit, për shkak të pengmarrjes së tyre.

Në studion e Syri.net, Çollaku tha se tashmë nuk flitet për kanabis, por për heroinë dhe kokainë.

“Kreu i platformës kriminale për trafikun e drogës në Shqipëri është Kryeministri Edi Rama”, tha Çollaku.

Sipas tij, janë organizuar eksponentë të krimit të organizuar dhe kush i ka miliardat, nuk i kanë as një roje shkolle, por janë këta zotërinj dhe zonja, që në bashkëpunim me eksponetët e krimit, kanë marrë pushtetin.

“Ku e morri kryeministri aktin e ekspertimit të video-përgjimit? Sot Rama i thotë Arta Markut se video-përgjimi nuk është autentik dhe na tregon rezultatet e një laboratori, që nuk na e tregon se cili është ai apo me çfarë tagri i është drejtuar këtij laboratori? Ky është një rast i papreçedentë, kush ia dha këtë provë Kryeministrit që ta çonte në këtë laborator?”, tha Çollaku, sipas të cilit mbrojtja që po i bën sot Fatmir Xhafajt është e njëjtë me atë që i ka bërë saimir Tahirit.

Në vijim gazetari theksoi se mënyra sesi po vepron sot Prokuroria e Përgjithshme është e njëllojtë me një Departament të Mbrojtjes në Partinë Socialiste.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco