Video-përgjimi i Xhafajt ka edhe pjesë të tjera, ja çfarë tregojnë...

Video-përgjimi i Xhafajt ka edhe pjesë të tjera, ja çfarë tregojnë...

17:21, 16/05/2018
A+ Aa A-

Audio përgjimi ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, vazhdon dhe ka ende pjesë të tjera që e implikojnë atë në trafik droge. Kjo të paktën është pohuar nga deputeti Enjelejd Alibeaj.

Nuk dihet nëse PD do të publikojë edhe pjesët e tjera të video-përgjimit, por Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me të.

Partia Demokratike ka deklaruar se video-përgjimi i publikuar ka qenë në dorën e prokurorisë një javë para se ai të publikohej për qytetarët. Ndërkohë dje Prokuroria mësohet se ka marrë pamjet filmike, ndërsa ka thirrur për të dëshmuar dy deputetët e PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Ervin salianji, si dhe ekspertin ligjor Gazmend Bardhi.

Në anën tjetër, Kryeministri Edi Rama ka marrë në mbrojtje ministrin e Brendshëm, ndërsa ka thënë se sipas një ekspertize që i është bërë videos ajo nuk është autentike. Rama nuk bëri të qartë se kush ka bërë ekspertizën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco