Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Holanda i shuan shpresat Shqipërisë, të gjithë kundër hapjes së negociatave

Holanda i shuan shpresat Shqipërisë, të gjithë kundër hapjes së negociatave

14:15, 16/05/2018
A+ Aa A-

Kur i gjithë lobimi po bëhet për të marrë votën pozitive të Gjermanisë dhe Francës, që Shqipëria të hapë negociatat, një goditje e rëndë ka ardhur sot për raportin e KE-së dhe vendimin e pritshëm në fund të muajit qershor.

E problemi duket se do të vijë nga Holanda.

Dhoma e Përfaqësuesve e Holandës ka kundërshtuar fuqishëm propozimin e Komisionit Europian për t’i dhënë Ballkanit Perëndimor një perspektivë të anëtarësimit në BE.

Kështu raporton portali holandez FD.

“Thuajse të gjitha partitë besojnë se Mali i Zi, Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Kosova janë shumë larg,” thuhet në shkrim.

Kjo doli gjatë një debati parlamentar me kryeministrin Mark Rutte përpara Samitit të Sofjes.

Përveç Holandës, Francës dhe Gjermanisë, vende skeptike janë edhe Belgjika e Luksemburgu.

Deputetët holandezë thanë se Maqedonia e Shqipëria kanë probleme shumë të mëdha, veçanërisht me korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Deputetët shtuan se BE duhet të mësojë nga gabimet e të shkuarës, për të mos bërë të njëjtën gjë si me Bullgarinë dhe Rumaninë.

Vetëm një parti e vogël, D66, ishte pro hapjes së negociatave, por edhe ajo ishte kundër një anëtarësimi të shpejtë.

Megjithatë sipas tyre, çelja e negociatave do të bëjë të mundur që qeveritë e rajonit të respektojnë më shumë parimet demokratike.

Kurse PVV e ekstremit të djathtë tha se nuk bëhet fjalë fare për zgjerim me “Shqipërinë islamike”.

Kryeministri Rutte nga ana e tij tha se ai kërkon që vendet kandidate të plotësojnë strikt kushtet përpara se të ndërmerret ndonjë hap tjetër. Rutte i premtoi parlamentit që të ndalojë pranimin e përshpejtuar në axhendën e Samitit të Sofjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gjeneral17/05/2018 12:21

Zoti Kryeminister e ka vete ne dore fatin e Shqiperise. Nuk mendon qe u lodhem me kete antarsimin e leshit? Pse mendoni ju qe nuk ka korrupsion ne Europe? Si ka mundesi qe hollanda dhe Belgjika qe mbahen ne Europe per Bordellot dhe drogen ne mase qe vjen nga Afrika dhe Maroku, na paskan ne dore fatin tone per Antarsim?? A nuk mendon qe ta leje fare kete Antarsimin e leshit dhe te mendoje seriozisht per mos futjen e saj, dhe te behet vend offshore, boll i japim gjoben europes per antarsim vit per vit.. Edi Rama mund te bej te mundur qe shqiperia te eci perpara se eshte ''Kok Shkemb'' sic beri me bashkine kur ishte nen drejtimin e saj. I bej thirrje zotit Kryeminister, qe boll hengre per vete me shitjet e droges eshte koha ti japesh dhe nje pjese Shqiptareve dhe ti tregosh gishtin europes, Tregohu burre

Asi16/05/2018 15:54

Vertet mendoni se Rama kerkon futjen e Shqiperise ne BE? Te monitorohet qeveria? Ti jepet fund droges, krimit, korupsionit qe eshte oksigjen per te?

gramoz16/05/2018 14:53

Kryeqelbesira ja arriti qellimit me lumin e sharjeve kunder deputetve hollallandeze, dhe per te mos u mjaftuar vet, ju suli dhe enveristin gramoz, ministrin e fundit te sigurimit famekeq qe filloi tju fliste hollandezeve per mrekullite ne kohen e enver dylberit.

Shto koment

Denonco