Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Paralajmëron PD: ‘Dosja Xhafaj’ sapo ka nisur, Edi Rama do pendohet

Paralajmëron PD: ‘Dosja Xhafaj’ sapo ka nisur, Edi Rama do pendohet

13:05, 16/05/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike paralajmëroi sot se ‘Dosja Xhafaj’ sapo ka filluar dhe se kryeministri Edi Rama do të pendohet për deklaratat e sotme në mbrojtje të ministrit.

‘Në fund fare do të përgjigjet ai. Ajo shprehja ‘nuk ka parë asgjë akoma’, është e vlefshme edhe për rastin Xhafaj.

Rasti Xhafaj sapo ka filluar dhe ai do të pendohet shumë shpejt për deklaratat që bëri sot”, tha nënkryetari i PD-së Edi Paloka, duke folur nga protesta para Ministrisë së Brendshme ku kërkohej largimi i Ministrit Xhafaj.

Deklaratat e Palokës vijnë pak pasi Kryeministri Edi Rama i doli në krah ministrit të tij të Brendshëm duke thënë se Fatmir Xhafaj “nuk ka pse të përgjigjet as moralisht dhe as ligjërisht” pasi kemi të bëjmë me një “mashtrim të opinionit publik me material joautentik”.

Paloka tha se kryeministri Rama ka reaguar ngjashëm si pas rastit Tahiri ashtu edhe pas rastit Xhafaj. “Kupola dihet, ka në krye Edi Ramën, nuk janë rastësisht këta ministra që vijnë njëri pas tjetrit të gjithë të lidhur me drogën dhe krimin, mafia kështu funksionon

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shofer Petro16/05/2018 13:17

Dhe kur paralajmeron PD-ja duhet me ja pas friken

Shto koment

Denonco