VIDEO/ Ja si është gjendja e Luan Hajdaragës. Jua tregon deputeti i LSI

VIDEO/ Ja si është gjendja e Luan Hajdaragës. Jua tregon deputeti i LSI

16:19, 08/05/2018
A+ Aa A-

Përmes një postimi në ‘Facebook’ deputeti i LSI, Flamur Çelaj ka vizituar në spital ish-ministrin e Mbrojtjes dhe ish deputetin e PS-se, Luan Hajdaraga.

Flamur Çelaj thotë se ai është mirë dhe së shpejti pritet të kthehet në Shqipëri për të kontribuuar.

Luan Hajdaraga, ish-ministër i Mbrojtjes dhe ish-deputet e nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, u shtrua me urgjence ne spital, pasi pësoi hemorragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku kishte shkuar për të dhënë mësim në universitetin e Tetovës.

Postimi i plotë i deputetit Flamur Çelaj:

Lajm i mirë,

Luan Hajdaraga është mirë, dhe së shpejti do kthehet mes nesh me energji të reja për të kontribuar në Shqipëri.

U nisa nga Shqipëria me porosi të veçantë të LSI, të intersohesha për shëndetin e mikut Hajdaraga, pasi Monika, Luani, Petriti dhe gjithe te tjeret ishin të shqetësuar për shëndetin e tij.

Meraku tashmë u konvertua në gëzim dhe nuk më mbetet gjë tjetër veç i urojmë mikut tonë shërim të plotë dhe të shpejtë.

Flamur Çelaj

Kryetar i Komisionit të Sigurisë në LSI.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco