‘Peshqit’ e Lu, turp i madh'/ Tahiri shpërthen ndaj ish-mikut të tij ambasador

‘Peshqit’ e Lu, turp i madh'/ Tahiri shpërthen ndaj ish-mikut të tij ambasador

11:56, 03/05/2018
A+ Aa A-

Ish-ministri i Brendshëm, nga sot edhe ish-deputeti Saimir Tahiri nuk ka lënë sot pa sulmuar edhe ish-mikun e tij, ambasadorin e SHBA-së në Tiranë, Donald Lu.

Pasi sulmoi opozitën, Fatmir Xhafën e u bëri shantazh deputetëve, Tahiri nuk la pa sulmuar edhe promovuesin e tij, Donald Lu-në.

‘Rrinë e dëgjojnë garat se kush e kap peshkun më të madh, kush e kap peshkun më të madh, ca thonë bandat në pushtet, ca në parlament, ambasadorët lart e poshtë flasin për mafiozë,

Ministri i Brendshëm numëron bandat në televizor, një tmerr që të largohesh e të marrësh valixhet...’,  tha Saimir Tahiri në deklaratën e tij gjatë paradites së sotme ku edhe deklaroi se do të dorëzonte mandatin.

Por pse vjen sot ky sulm i ish-ministrit të Brendshëm, ndaj ambasadorit të SHBA-së, Donald Lu, njeriut që e mbështeti dhe e promovoi Saimir Tahirin?

Ambasadori Donald Lu deri më sot nuk ka folur asnjëherë për kanabizimin e Shqipërisë nga Saimir Tahiri.

Ambasadori nuk foli asnjëherë për drogën edhe pse avionët e kanabisit binin njëri pas tjetrit, por sot Tahiri e sulmoi duke e vene bashkë me ata që ai i cilëson si armiq të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lu03/05/2018 15:22

Po c'ke me mua o Saje.Une s'kam folur nje llaf te keq per ty,as per rendimentet e tua te papara ne kulturen e kanabisit.Tani une s;kam nga te mbroj me ,do dalin te gjitha,jo vetem ti por gjithe qeveria e stimuloi dhe ju kerkoi grupeve kriminale para zgjedhjeve te 2017 te mbillnin droge se nuk i prekte kush.Mos u merzit ,te tjere do te shoqerojne pasi plasi e keqja ju filluat luften kunder kanabisit dhe shume prej miqve tuaj ju mbeti kanabisi neper ara dhe male,dhe dolen me humbje.tani ata po flasin lart e poshte dhe une nuk i mbyll dot ne kafaz.

Lali03/05/2018 13:22

Ky edhe sikur ta thote nga merzija qe "eshte bere te marresh valixhet dhe te ikesh....". Kam pershtypjen qe ky do ja mbathi me te vertete sebashku me disa valixhe

Shto koment

Denonco