Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kryemadhi: Ja trafikanti i drogës që ka njohje Rama...

Kryemadhi: Ja trafikanti i drogës që ka njohje Rama...

23:15, 26/04/2018
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi mbrëmjen e sotme se Kryeministri Edi Rama ka njohje me një prej trafikantëve të drogës, i arrestuar javët e fundit në Turqi.

Trafikandi i arrestuar është Met Kanani, që sipas Kryemadhit, Rama ka njohje, madje ka folur edhe për një udhëtim të tij me charter drejt Turqisë, pak ditë pasi u arrestua Kanani.

Për Kryemadhin është e qartë se koka e krimit në vendin tonë është Rama, ndërsa ish-ministrit i Brendshëm, Saimir Tahiri ka qenë thjeshtë një ushtar i tij.

 “Çështja Tahiri është shumë e rëndë për politikën, për ne. Dhe ne kemi qenë pjesë e kësaj gjëje. E kemi hapur gojën, e kemi diskutuar, por kërcënimi që Tahiri i bën Ramës, tregon se ai ka qenë vetëm një ushtar i tij.

Këtu koka e krimit të organizuar është Rama. Pse nuk po dëgjoni më për Met Kananin? E dini ju që Edi Rama shkoi me charter nga Brukseli në Turqi pas kapjes së Baronit të drogës?! Çfarë ju duket kjo?!”, ka vijuar ajo më pas gjatë fjalës së saj.”, u shpreh Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco