Pas shkrimit të MotherJones/ LSI ironizon artikullshkruesin: Herën tjetër na sill edhe përgjigjet që dëshiron...

Pas shkrimit të MotherJones/ LSI ironizon artikullshkruesin: Herën tjetër na sill edhe përgjigjet që dëshiron...

20:21, 26/04/2018
A+ Aa A-

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Dan Friedman, njëri prej autorëve të shkrimit për LSI-në në revistën amerikane “Mother Jones” u shpreh se artikulli është i bazuar në fakte.

Sipas shkrimit të botuar dje në revistën amerikane, LSI ka paguar lobistë rusë për të pasur kontakte me administratën e Presidentit amerikan Donald Trump.

Por LSI ka reaguar duke e cilësuar artikullin si manipulim, mashtrim, pa fakte dhe të shtrembëruar, ndërsa ka theksuar se do padisë revistën amerikane.

Sot reagon sërish LSI pas intervistës së shkruesit të artikullit.

 “Lidhur me deklaratat e kolegut të Mother Jones, Dan Friedman në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, dëshirojmë të themi se herën tjetër kur kolegu Friedman dhe Mother Jones të kenë pyetje të dërgojnë gjithashtu dhe përgjigjet që ata duan, në mënyrë që ne vetëm t’i konfirmojmë”, thuhet në reagimin e LSI-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco