Deklarata e Ramës, myslimanët shqiptarë kundër kryeministrit

Deklarata e Ramës, myslimanët shqiptarë kundër kryeministrit

19:09, 26/04/2018
A+ Aa A-

Në një kohë kur ekonomia e vendit është në ditë të këqija, taksat shtohen dhe rriten në mënyrë të pajustifikuar, korrupsioni galopant ka pllakosur çdo qelizë të veprimtarisë ekonomike të vendit dhe reforma në drejtësi nuk ka dërguar në bankën e të akuzuarve zyrtarë të lartë të korruptuar, Kryeministri Edi Rama gjen vendin dhe kohën të thërrasë në kauzë të ashtuquajturin rrezik të radikalizmit islam për të mbuluar problemet e qeverisjes së tij.

Ne, një grup besimtarësh myslimanë dëgjuam me shqetësim deklaratat e Kryeministrit Edi Rama të datës 25 prill 2018 në Berlin, të cilat kriminalizojnë me një gjuhë islamofobe myslimanët shqiptarë. Në deklaratat e tij, Kryeministri paralajmëron kancelaren gjermane dhe Bashkimin Europian se mos-integrimi i Shqipërisë në BE do të krijojë hapësirë për Rusinë që të radikalizojë myslimanët shqiptarë. Stigmatizimi, përveçimi dhe portretizimi i tyre me këtë negativitet e përshkallëzon etiketimin e bërë nga disa elita kulturore të vendit se myslimanët shqiptarë dhe feja e tyre janë një pengesë për integrimin europian të Shqipërisë.

Kjo kartë shpifjesh dhe sajesash, e pabazuar në asnjë indicie zyrtare destabiliteti dhe asnjë ngjarje në vend që të tregojë të kundërtën, në një kohë kur ngjarjet e destabilitetit dhe zymtësisë së përditshmërisë sonë lidhen me gjithçka që ka të bëjë me qeverisjen e vendit,  perveçse jo me myslimanët shqiptarë, artikulohet nga goja e Kryeministrit pa marrë parasysh asnjë përgjegjësi direkte apo indirekte si për deklaratat e pabaza, ashtu edhe për shtetasit mbi të cilët rëndon lëshimi i këtyre deklaratave. Mbi cilat të dhëna, mbi cilin terren myslimano- shqiptar "të favorshëm", mbi cilin realitet fetar tërësisht transparent e të ekuilibruar, i bazon Kryeministri dhe politikat e tij aspak transparente, deklarata të kësaj natyre? Shqipëria nuk ka qenë ndonjëherë e integruar në Europë dhe muslimanët shqiptarë nuk janë radikalizuar, përse duhet të radikalizohen tani?! Në një kohë kur e vetmja situatë radikale është arroganca qeverisëse në lëshimin e deklaratave të tilla, në një kohë kur shqetësimi konstant është gjendja e vështirë ekonomiko- shoqërore e reflektuar çdo ditë në vrasje dhe vetëvrasje, në i bëjmë thirrje çdo shqiptari pa dallim feje, që ka si aspiratë të vërtetë prosperitetin e vendit, të dënojë deklaratat e fundit kryeministrore dhe 'ultimatumin islamik' që janë sajuar nga zyra e propagandës së Kryeminsitrit, si shpifje dhe sajesa të rrezikshme përkundër të vërtetës dhe çdo interesi kombëtar.

Myslimanët shqiptarë e dëshirojnë integrimin e Shqipërisë në Europë, sepse besojnë që vlerat dhe parimet europiane do t’i mundësojnë Shqipërisë dhe myslimanëve shqiptarë drejtësinë e munguar dhe begatimin që meritojnë. Ne besojmë se integrimi i Shqipërisë në BE është penguar nga klasa politike aktuale shqiptare ku bën pjesë edhe Kryeministri. Feja islame dhe ne si myslimanë dënojmë në emër të fesë sonë korrupsionin galopant dhe padrejtësitë e klasës politike shqiptare, të cilat u kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit dhe shqiptarëve. Sëmundje të tilla si korrupsioni, mungesa e drejtësisë, kriminalizimi i politikës, shumëfishimi i kultivimit dhe trafikimit të drogave të lehta dhe të forta, dhe të tjera fenomene negative të përmendura në raportet e progresit të Komisionit Europian, janë pengesat e vërteta të mos-integrimit të Shqipërisë në Europë.

Qeveria dhe Kryeministri i Shqipërisë janë votuar që të garantojnë sigurinë kombëtare përmes institucioneve ligjzbatuese, dhe jo të bëjnë deklarata destabilizuese të cilat promovojnë probleme që nuk ekzistojnë në realitet. Stigmatizimi i myslimanëve shqiptarë si burim problemesh dhe përpjekja për të vënë në konflikt besimin e tyre fetar me identitetin europian të myslimanëve shqiptarë, bie ndesh me interesat kombëtare dhe aspiratat europiane të myslimanëve shqiptarë.

Ne dënojmë heshtjen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ndaj deklaratave dhe qëndrimeve islamofobe të përsëritura të Kryeministrit ndaj myslimanëve shqiptarë, ‘ndotjes’ së rregullt dhe të vazhduar që Kryeminstri i bën terrenit tërësisht paqësor sot në vend për axhenda personale, si dhe i bëjmë thirrje këtij Institucioni që t’u dalë në mbrojtje të drejtave të myslimanëve që ua garanton ligji dhe qenia e tyre faktor i padiskutueshëm në shtet-formim, atdhedashuri, promovimin e vlerave të vërteta njerëzore dhe stabilitetit shoqëror në vend.

Nënshkruesit:

1.            Fisnik Kruja

2.            Gerdi Demneri

3.            Roald Hysa

4.            Vehap Kola

5.            Floriar Arapi

6.            Xhodi Hysa

7.            Fetah Puci

8.            Jetmir Korbi

9.            Anduena Qefalia

10.          Sabina Fejzullaj

11.          Esmere Kola

12.          Albi Bardhi

13.          Melisa Harusha

14.          Ylvi Durmishi

15.          Eltjon Kuptrija

16.          Esmeralda Çaça

17.          Altin Veisllari

18.          Klenti Tare

19.          Bledi Zhuri

20.          Fluturim Nela

21.          Julian Vezi

22.          Marsjal Malaj

23.          Entela Hidri

24.          Sajmir Hurdha

25.          Hurmet Noka

26.          Luida Lecini

27.          Pranvera Kasamaj

28.          Rezart Levenishti

29.          Ardian Kamberi

30.          Elis Harka

31.          Julian Korca

32.          Shkëlqim Duka

33.          Adnand Rramadhi

34.          Klodian

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Kerkim Llogarie,28/04/2018 07:50

Une mendoj se kjo deklarate eshte mese e duhura, shume bukur e thene,j'u pergezoj per kete. Qe te tilla halucinacone te ndalen se dali nga mendje te shprishura si floket e Maks Velo (lexo: lesh arapi), duhet hedhur ne Gjygj. Por duhet pasur kujdes se,duke marre leksiona nga Vellai i Madh Erdo?an (indirekt Putini) me nje avokat e nje gjykates ky te shpall Terrorist. Taktika me BE eshte e njejta qe Abi ka perdorur deri sa ra ne preher te Putinit.

LF27/04/2018 14:34

Doli filo rusi i pare nga balta myzeqare, pikerisht keto kerko RAMA, te shpife opinione, te krijoi alibi, se keshtu zgjat dhunen pushtetare te tije. O Idiot yzeqar, studio historite e pastaj eja e bej polemike, se me kete mendim qe ke shprehur ke ngelur akoma ne lluce.Asnjehere feja muslimane nuk i eshte imponuar ndo kujt, por eshte vetem drejtesia e rruga e paster e atij besimi qe njerezit u bene besimtar musliman. Ate qe ti si bajgaxhi lale, dije mire qe e ka bere inkuizicioni. Kohera te shkuara por qe ne mendjen tende po i rifreskon per te na percare. Turpi e gjynahi qofte per ty dhe ata qe ifryjne zjarrit.

Toni26/04/2018 21:54

Bravo. Shkrim qe gezon respekt nga te gjithe shqipetaret kudo qe Jane. Ky shkrim tregon se ne jemi shqipetare ne rradhe te pare, pastaj fetar. Axhenda e Rames eshte percarje dhe perbuzje krahinore e fetare. Ky shkrim meriton te botohet te DW.

Botojeni edhe ne DW 26/04/2018 19:50

Bravo ju qofte. Por botojeni ne DW gjermane. dergojani nje kopje gazetes gjermane ta lexoj edhe Merkel qe ndryshe nga Rama te kuptoj qe sjemi dele. Keni folur ne emer te gjithe Muslimaneve pa dallim ndasish, ndaj hiqni paragrafin e fundit ns e dergoni jashte vendit.

Oni26/04/2018 19:42

Injorant dhe manipulator i pandreqshem kryerilindasi. Po si mund te ofendosh dhe te ushqesh ndasi ndaj popullit tend dhe ndaj nje populli qe nje nga vlerat themelore ka bashkejetesen fetare. Po beson se i ha perendimi keto, jo te gjithe zyrtaret e perendimit mund ti kooruptosh. Thjesht ul veten dhe nxjerr fytyren e bishes se terbuar nga qe horrlliqet po te dalin sheshit e je bere bajat. pthu..fare e keqe

Myzeqari26/04/2018 19:37

Mire e ka Rama se te vetmit qe mund te jene pa bese dhe qe kane treguar se e dredhin vazhdimisht jane vetem myslymanet. Koherat kane treguar kete te vertete kur ata braktisen krishterimin dhe pranuan te kthehen ne turq vetem per poste dhe ofiqe.

Shto koment

Denonco