Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

Rama premton arrestimin e Tahirit, Gjermania e ka kusht për negociatat

Rama premton arrestimin e Tahirit, Gjermania e ka kusht për negociatat

08:24, 26/04/2018
A+ Aa A-

Dosja ‘Tahiri’ ishte çështja kryesore e diskutuar në seancën degjimore të Edi Ramës dje në Bundestag, duke konfirmuar se mbrojta politike për ish-ministrin e Brendshem është një nga pengesat e mëdha për nisjen e negociatave.

Deputetet gjermanë e kanë pyetur Ramën se 'si ka mundësi që një ish-ministër dhe deputet që i bëhen akuza aq të rënda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga maxhoranca qeveritare.'

Burimet diplomatike bënë të ditur se Rama është përgjigjur se Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti, por ai është kundërshtuar nga Raporteri për Shqipërinë i Grupit Parlamentar të CDU-së, deputeti Thorsten Frei.

Frei, i cili ishte në Tiranë pak kohë më parë, tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë lejen për t’i kërkuar Gjykatës arrestimin e Tahirit, ishte refuzuar nga mazhoranca socialiste.

“Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranueshme dhe jashtë standardit europian” - janë shprehur deputetet gjermanë në seancën dëgjimore me Kryeministrin Rama.

Tani është e qarte dhe Edi Rama nuk e fsheh dot më, Saimir Tahiri para drejtesisë dhe pa mbrojtje politike është kushti gjerman për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Mësohet se Edi Rama e ka pranuar në heshtje këtë kërkesë e tani mbetet veç të shohim se çfarë do të bëjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku27/04/2018 12:44

Sikurse ka thënë vetë Tahiri, nuk ja mban bytha ta dorëzojë sepse nuk ka brimë miu ku të futen, as ai vetë e as i vëllai, janë zullapë që të dy të zhytut kokë e këmbë në të njejtin mut. Nuk ERRU EDrama për pranimin e Shqipërisë në BE, e ka sa për sy e faqe. E harruat çfarë propagande të ndyrë kundër Shqipërisë organizoi me rastin e heqjes së vizave, meritë e Berishës?

zijadini26/04/2018 09:20

Ky klloun kryeminister i dale boje brenda dhe jashte nuk genjen me njeri dot me gjuhen e pasur qe zoteron. Kur gjuha e pasur mbulon genjeshtra asaj i del boja shume shpejt sic i ka dale. Ky klloun qe mori i vetem timonin e kombit su ngrit kurre ne nivelin kombetar te mireqenies e prosperitetit, ky vetem persosi sistemin kombetar kleptokratik me celula rreth cdo shefi qe sigurojne parate nen dore. Ky kurre se kuptoi se si e ka lene rinine e ketij kombi lulen e fuqise punetore e cila o rri kafeneve e pashprese o kerkon fatin e vet rrugeve te botes. Ne vend qe kjo rini te punonte ne vendin e vet e te krijonte vlere e shumatorja e vlerave krijonte ekonomine kombetare e si rrjedhin rrugen drejt prosperitetit e cila po punoi kombi shkon vazhdimisht ne rritje. Ky kurre nuk hoqi dore nga show i ndyre mediatik per te mbuluar sistemin ekonomik kleprokrat. Ndyresia e tij shkoi deri ne majat e poshterise kur u sulmua deputeti i bundestagut Z.Kirschbaun. Ketij show i ka ardhur fundi me kohe vetem e ka mbajtur ne kembe blerja e opozites dhe blerja e cdokujt qe mbajne rrenjet e pakta te rilindjes. Ndaj sadoqe mediat e pjerdhura te tij trumbetojne sukses per hapjen e negociatave, ato do hapen po Ramen e vune ne banke prove ne Gjermani dhe pane sa vrima rridhnin uje nga genjeshtrat e tij. Shqiperia eci perpara dhe negoicitat besoj do celen por ato i rane ne koke te parit Rames si shkaku kryesor i problemeve qe jane per tu rregulluar para se celen ato.

Shto koment

Denonco