Dështim total në Berlin, gjermanët braktisin darkën e Ramës dhe anulojnë vizitën në Tiranë

Dështim total në Berlin, gjermanët braktisin darkën e Ramës dhe anulojnë vizitën në Tiranë

19:32, 25/04/2018
A+ Aa A-

Që prej ditës së djeshme Edi Rama ndodhet në Gjermani në tentativë për tu mbushur mendjen se Shqipëria nën drejtimin e tij ka ecur para dhe meriton çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE, pas rekomandimit të Komisionit të dhënë pak ditë më parë.

Por ajo që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Berlin duket se ka vendosur në një farë mënyre vendimin që pritet të marrë Gjermania.

Gazeta e njohur gjermane, Tagesspiegel ka zbardhur sot detaje nga ajo që ka ndodhur mbrëmë në Berlin, ku deputetët e CDU-së kanë vendosur të braktisin darkën e organizuar nga ambasada e Shqipërisë në Berlin.

Pala gjermane, deputetët e CDU-së kanë vendosur të braktisin darkën e Edi Ramës, duke mos shkuar. Sipas asaj që shkruar Tagesspiegel, vendimi i braktisjes së darkës është marrë pas sulmeve të orkestruara në Tiranë kundër Gunther Krischbaum dhe deputetëve të tjerë gjermanë.

Por kjo është vetëm gjysma e dështimit të Ramës, pasi gjysma tjetër ka ndodhur gjatë ditës së sotme.

Gunther Krischbaum dhe kreu i Bundestagut, Wolfgang Schäuble mësohet se kanë pasur një takim me Edi Ramën gjatë paradites, duke e marrë në pyetje kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Takimi mësohet se është zhvilluara para se Edi Rama të takonte kancelaren, Angela Merkel.

Pas takimit me kreun e Bundestagut dhe Krischbaumit mësohet se deputetët gjermanë kanë vendos të anulojnë edhe një vizitë në Tiranë të parashikuar për në fillim të majit.

Sipas Tagesspiegel, këto zhvillime të djeshme dhe të sotme janë një ogur i keq para vendimit që pritet të marrë Gjermania në lidhje me vendimin për ti hapur bisedimet me Shqipërinë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Eno26/04/2018 22:07

O edi.muti.po.me.gjermanin.do.kruhesh

Muzikanti 26/04/ 201826/04/2018 08:36

Ah moj EUROPA PLAKË po si nuk e besove njëherë PIKTORIN e famshëm shqiptar.që po le leshtë për tjua futur.

lushnjari26/04/2018 08:07

futjen e Shqiperise ne europe e pengon qeveria sepse nuik duan te funksionoje mire sestemi i drejtesise, lufta kunder korrupsionit , droges e krimiliteti

koment25/04/2018 22:11

Epo keshtu eshte kur ngaterrohesh me miellin e gjermanit.

Albi25/04/2018 20:45

Pas takimit me Ramen i embli shchauble ,qe e beri Greqine te pikoje gjak gjithandej, vendosi qe Shqiperia eshte ne drejtimin e duhur dhe eshte e panevojshme vizita e majit. Urime gjatosho!Vizit ska,futi i viz gjermone:eksport shqiptar.

patriot25/04/2018 20:42

Ne qofte se ka njeri qe nuk e duan shqiperine ne europe jane qeveria dhe opozita , ai ka shkuar nga frika se mos gjermanise ja ka dhene truri te na fuse ne europe , me brish pune daku

Shto koment

Denonco