Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Rama e gjen fajtorin e dështimit për negociatat: Politika e brendshme e disa vendeve të BE

Rama e gjen fajtorin e dështimit për negociatat: Politika e brendshme e disa vendeve të BE

13:46, 25/04/2018
A+ Aa A-

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një interviste të dhënë për Dojçe Velle është shprehur se vendet anëtare të BE-së nuk duhet të shohin të këqijat e Shqipërisë, por anët e mira.

Duke renditur sërish Reformën në Drejtësi si gjënë kryesore për rekomandimin e hapjes së negociatave, Edi Rama ka gjetur dhe fajtorët e dështimit, nëse BE vendos për të mos hapur negociatat. Sipas Ramës ‘Shqipëria të mos bëhej peng i asnjë dinamike të brendshme politike’, duke folur për situaten ne disa vende te BE. Më poshtë pjesë nga intervista e Edi Ramës:

DW: Kemi në studio kryeministrin Edi Rama. Ju pamë të flisni për ndërtimin e një Shqipërie evropiane. Çfarë do t’i thonit kancelares Angela Merkel, në mënyrë që të merrni mbështetjen për të kaluar këtë objektiv?

Rama: Sinqerisht, nuk ka shumë për për t’i thënë kancelares, sepse ajo është mjaft në dijeni të rajonit, të sfidave dhe nevojës për një perspektivë të qartë por do të diskutojmë për progresin që ëhstë bërë deri më tani, për faktin që KE na dha rekomandim të qartë pa asnjë kushtëzim dhe vetë nevojën ëpr të nisur sa më shpejt negociatat dhe mos humbur kohë pasi nuk është fundi i procesit. Është fundi i nja faze dhe nisja e një faze të re që është edhe më e vështirë e do të kërkojë përpjekje dhe sakrifica.

DW: Kur ju thoni të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, keni ndonjë datë në mendje?

Rama: Sot!

DW: Sot?! Jam i sigurtë se këtë datë do ta diskutoni me kancelarin. Ne pamë Presidentin e Këshillin Evropian dje në Tiranë Donald Tusk dhe ai u tregua mjaft i kujdesshëm për të thënë rreth perspektivës evropiane të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Një tjetër sfidë do të jetë të binden të gjtihë anëtarët, shtetet anëtare të BE. A shihni vështirësi për këtë?

Rama: Nuk është për t’u marrë e mirëqënë sepse nga njera anë ne e kemi marrë këtë rekomandim siç e thashë të qartë dhe pa kushte, pra teknikisht kemi përmbushur të gjitha detyrimet e shtëpisë. Tani është vendimmarrje e bazuar në gjykimin politik dhe kur themi gjykimin politik, ka gjithmonë luftë sepse ka këndvështrime të ndryshme, ka interesa të ndryshme. Por ajo çfarë do të doja është që Shqipëria të mos bëhej peng i asnjë dinamike të brendshme politike dhe të mos përdoret nga forcat politike apo individët si një lloj koke turku për të avancuar axhendat, të cilat nuk kanë të bëjnë aspak me atë çfarë ne kemi bërë për detyrat e shtëpisë.

DW: A prisni ndihmë diplomatike nga KE e Berlini për të ndihmuar e shmangen e tejkalohen këto pengesa?

Rama:  Ka mjaft miq e partnerë të Shqipërisë në këtë proces e së pari e mbi të gjitha besoj fort se kancelarja, e cila është një kampione evropiane dhe ka qënë kampione e proceseve transformuese në rajon duke nisur të ashtuquajturin proces të Berlinit, do të jetë në favor të çuarjes përpara të këtij procesi për ne dhe Maqedoninë në një moment thelbësor ku disa vende janë duke negociuar, konkretisht, Shqipëria dhe Mali i Zi dhe ne jemi gati të bashkohemi me ta në një rrugëtim që do të jetë i vështirë, i gjatë por absolutisht thelbësor për ta ndryshuar Shqipërinë dhe rajonin më tej.

DW: A e shihni Malin e Zi si një pikë apo çështje të mundshme diskutimi? Sa i takon diskutimeve diplomatike që po zhvillohen atje dhe baza rajonale për siguri në Ballkan...

Rama: Po, Mali i Zi është një partner i qartë i BE dhe NATO-s dhe një rast që tregon se ka pjesë vulnerabël në rajon, ka aktorë të tretë që përpiqen të ndërhyjnë dhe të ndikojnë. Kështu që forcimi i perspektivës evropiane është thelbësor  për stabilitetin e rajonit dhe për sigurinë e Evropës vetë.

DW: Ju do të takoheni me shumë njerëz në turin tuaj në Berlin. Ndërkohë që edhe Komisioni parlamentar për Çështjet Europiane është një nga destinacionet dhe kryetari ka një këshillë për Shqipërinë (Gunter Krichbaum). Pra, më pak korrupsion, më pak krimi i organizuar, një ekonomi më e hapur...Sa kohë mendoni se do t’i duhet vendit tuaj, Shqipërisë, për të ecur në këtë rrugë, drejt këtij progresi?

Rama: Varet nga këndvështrimi. Nëse do t’i shihni këto çështje bazuar në fazën ku gjendemi ne nuk kemi bërë vetëm progres thelbësor, por befasues. Më lini të përmend që përmes procesit të Vetingut të reformës në drejtësi, vetëm në hapat e para, kemi 21 gjyqtarë e prokurorë, pesha të rënda, që janë jashtë sistemit. Pra, sistemi po pastrohet. Më lini të shtoj po kështu se në Raportin e Progresit dhe në paketën e Zgjerimit është shprehur mjaft qartë se ky është një model që duhet përhapur në vendet e rajonit. Ka vende që po negociojnë sot dhe që duhet të ecin më tej bazuar në këtë model. Më lini të përmend rezultatet befasuese të çrrënjosjes së kanabisit vitin e kaluar, që është i njohur si i tillë nga KE bazuar në patrullimet ajrore të kryera nga GdF italiane. Pra, po ta shohim nga këndvështrimi i hyrjes në një fazë të re, tani është më shumë se mjaftueshëm, por po ta shohim nga këndvështrimi i të bërit anëtar jam dakord me zotërinë që kemi shumë për të bërë. Por më lejoni ta bëj të qartë se kjo nuk ka lidhje me të bërit anëtar nesër, por me nisjen e një pune të madhe për të qënë gati. Po të ishim gati në të gjitha këto gjëra, pse të mos bëheshim anëtarë?! S’ka të bëjë me anëtarësimin, ka të bëjë me vazhdimin e përpkjeve. E kemi nisur me zero pikë ca përqind dhe jemi afruat tashmë 4%. Kemi mjaft raporte të pavarura që pranojmë progres mjaft të rëndësishëm.

DW:  Shkurtimisht, doja t’ju pyesja për stabilitetin rajonal. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë dhe anëtarësimin e saj, por me sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan. Sa e rëndësishme është kjo?

Rama: Për ta thënë shkurtimit, me një fjali: Është saktësisht për ato arsye që euroskeptikët apo forcat dhe individët antievropianë po predikojnë se Evropa nuk ka nevojë të shohë përtej kufijve të sotëm të saj. Evropa ka nevojë për Ballkanin për sigurinë dhe sigurimin e mbi të gjitha. Sepse një Evropë më e sigurt e siguruar lidhet gjithnjë e më tepër me Ballkanin që bëhet pjesë e saj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gramoz25/04/2018 15:16

Pirdh pirdh o kerriç i droguar, kemi ç'rrenjosur kanabisin thot ordiner, po kush e mbolli Shqiperin me drog mom tixhja? Ti pra e qelbe vendin bashke me saje qorrin dhe me policin qe deshe o krye qelbesir.

Shto koment

Denonco