Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

‘A ekzistojnë 5 kushtet e integrimit’, Vlahutin nuk di ti japë përgjigje Vasilit

‘A ekzistojnë 5 kushtet e integrimit’, Vlahutin nuk di ti japë përgjigje Vasilit

12:28, 25/04/2018
A+ Aa A-

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin ka prezantuar ditën e sotme para Komisionit të Integrimit në Kuvend, Raportin e Progresit të KE-së.

Ambasadorja ka lexuar të gjitha rekomandimet që janë bërë për Shqipërinë me qëllim ecjen para në procesin e integrimit të Shqipërisë drejt BE-së.

Gjatë seancës së Komisionit, ambasadorja e BE-së, është pyetur nga kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nëse ‘ekzistojnë me 5 kushtet e integrimit’?

Por Vlahutin nuk ka pasur një përgjigje të qartë, duke iu shmangur thelbit të vërtetë të pyetjes dhe asaj që duhej të përgjigjej.

Siç duket ose vetë Vlahutin nuk ka informacion në lidhje me këtë çështje, apo ka dashur që të shmanget, siç edhe bën zakonisht në çështje ku qeveria e Ramës  është në qendër të vëmendjes.

Sa për kujtesë, 5 kushtet e BE-së për Shqipërinë janë: drejtësia, korrupsioni, krimi i organizuar, administrata publike dhe të drejtat e njeriut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco