Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

Media gjermane: Rama do tentojë ta bëjë për vete Merkelin, por Tahiri dhe krimi i organizuar...

Media gjermane: Rama do tentojë ta bëjë për vete Merkelin, por Tahiri dhe krimi i organizuar...

11:58, 25/04/2018
A+ Aa A-

Shqipëria do të hyjë në BE por ka jo pak probleme, shkruan "Die Welt". Kryeminisitri i Shqipërisë, Edi Rama kërkon të bindë kancelaren gjermane se Shqipëria është gati për hapjen e negociatave.

Nga Deutsche Welle

Përmes artikullit "Make Albania great again", gazeta gjermane "Die Welt"i kushton vëmendje të mërkurën vizitës së kryeministrit Rama në Berlin. Ish-basketbollisti dhe artisti në Berlin do të synojë me sharmin e tij të bëjë për vete kancelaren Merkel që të marrë mbeshtetjen për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, shkruan gazeta.

"Dhe vërtet Rama, një socialist ..ka se ç'të tregojë. Ekonomia rritet, Tirana mbushet me fasada që shkëlqejnë, një reformë në drejtësi e kërkuar nga BE ka marrë udhë...Por që ka njerëz që janë skeptikë, kur shtrohet pyetja për Shqipërinë që të bëhet sa më shpejt anëtare e BE-së, kjo lidhet edhe me histori si kjo: Në tetor prokuroria kërkoi heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri...sepse emri i tij përmendej disa herë në telefonatat mes tregtarëve shqiptarë dhe italianë të drogës."

Gazeta gjermane i kushton vëmendje të gjithë zhvillimeve lidhur me rastin Tahiri dhe konkludon me përgjigjen e  Ramës kur i pyetur nga "Die Welt" lidhur me rastin e sëkëlldisshëm Tahiri thotë: "Besoj në radhë të parë se dyshimet ndaj një personi nuk mund të pengojnë përpjekjet e një vendi të tërë."

Gazeta thekson se "është një nga këto raste që e prishin dhe përcaktojnë imazhin e Shqipërisë në pjesën tjetër të Europës. Deri më sot nuk është i hequr plotësisht dyshimi se kriminaliteti i organizuar ka kapur fort ekonominë e vendit dhe tentakulat e tij arrijnë deri në nivelet më të larta të qeverisë. Në raportin e Interpolit për vitin 2017, Shqipëria renditet ndër prodhuesit më të mëdhenj të kanabisit në Europë, ky vend përshkruhet si pikë e rëndësishme e tregtisë me kokainën dhe heroinën."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco