Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Integrimi, PD thyen bojkotin e Kuvendit në prezantimin e Rekomandimit të KE

Integrimi, PD thyen bojkotin e Kuvendit në prezantimin e Rekomandimit të KE

11:12, 25/04/2018
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka thyer bojkotin e komisioneve parlamentare dhe ka vendosur sot të marrë pjesë në Komisionin e Integrimit Europian.

Çështja ka qënë e rëndësisë së veçantë, pasi ambasadorja e Misionit të BE-së, Romana Vlahutin, do të prezantonte Raportin me Rekomandimin e KE-së për çeljen e negociatave, që opozita shqiptare e ka vlerësuar maksimalisht.

Komisioni i Integrimit Europian kryesohet nga deputeti demokrat Genc Pollo, i cili e ka pritur znj. Vlahutin dhe ka  hapur mbledhjen.

“Hapat e mëtejshëm do të kërkojnë konsensus, ndaj do të kërkoja jo vetëm konsensus me fjalë, por me veprim, - tha Vlahutin në fjalën e saj.- Në hyrje të Raportit është shumë mirë të shikojmë se Shqipëria është parë si model në rajon për një sërë çështjesh, duke filluar nga Vetingu, operacionet në shkallë të gjërë; marrëveshja e 17 majit është konsideruar si model për disa vende në rajon dhe është vlerësuar si zhvilim fantastik, përparimi i marrëdhënieve me Greqinë. Raporti sigurisht thekson raportet e përbashkëta me BE-në për sfidat e sigurisë, por për to do të flas më vonë. Tani do të flas për sfidat e vendit se mendoj për ato mesazhe që duhet të kuptohen dhe se nuk ka vend për vetëkënaqësi. "

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco