25 milion lekë për dasmën qesharake, ku Skënderbeu mbante kambale gabi, Donika pa dhëmbë dhe kalin ja tërhiqnin me pe`

25 milion lekë për dasmën qesharake, ku Skënderbeu mbante kambale gabi, Donika pa dhëmbë dhe kalin ja tërhiqnin me pe`

18:02, 24/04/2018
A+ Aa A-

Deputeti i PS-së dhe miku i Edi Ramës, Fate Velaj, u bë lajm i bujshëm ditët e fundit me organizmin e dasmës së Skënderbeut, që u inskenuar në datën 22 prill në Kalanë e Kaninës. Velaj me këtë rast shkroi në faqen e tij në Facebook, se kjo dasmë ishte një ëndërr e vjetër e tij.

Por kjo “ëndërr e vjetër” e Fate Velaj i ka kushtuar buxhetit të shtetit, plot 25 milion lekë. Edhe pse shuma ka qenë e madhe, “dasma” ka dalë qesharake, pasi “Skënderbeut” nuk i kanë blerë të paktën një palë këpucë apo opinga të kohës së tij, kali i tij nuk tërhiqet me kapistër, por me një pe, kurse “Donika” ishte pa dhëmbë!

Në profilin e tij të Facebook, Velaj, premtoi se për herë të parë në histori, do të festohet “Dasma e Skëndërbeut”, ashtu siç mund të jetë festuar në atë kohë. Me pjesëmarrjen e një delegacioni prej 60 vetash, të ardhur nga Arbëreshët e Italisë, në përbërje të së cilëve është dhe Loris Castriota Scanderbeg – stërnipi i Gjergj Kastriotit, do të festohet 567 vjetori i dasmës më historike të kombit shqiptar si dhe 590 vjetori i lindjes së Donika Gjergj Arianitit në Kaninë.

Përveç opinionit që mbeti teje I zhgënjyer edhe drejtori  i Agjencisë së Bregdeteve Auron Tare e ka cilësuar realizimin e kësaj dasme |një farsë komike”. Ai e ka krahasur edhe me disa foto, që tregojnë se si është organizuar një event i ngjashëm në Romë; festa për themelimin e këtij qyteti.

Sipas Tares dasma e organizuar nga Fate Velaj dhe kryetari i bashkisë Vlorë, Dritan Leli që ka dhënë fondin, “të bën të qash që nga mënyra e sjelljes se njerëzisë që ishin grumbulluar e tek fshatari që tërheq kalin e Donikës me spango a thua se në të gjithë Vlorën nuk gjenin dot një litar”.

“Figura qesharake e Skënderbeut të shkretë me këpucë me qafa si personazhi i Bob the Builder hipur në një kafshë që më shume dukej si dhi e bardhë dhe jo si kalë. Tek kolltuket turke apo një mavri me boje që që ju tunde mbi kokë një flamur të mbërdhyer në një tub plastikte tjera e të tjera mysybete”, shkruan mes të tjerave Auron Tare.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco