‘Basha’ dhe fjala ‘Epok’ stonojnë/ Po bën parti ‘LB’?

‘Basha’ dhe fjala ‘Epok’ stonojnë/ Po bën parti ‘LB’?

17:17, 22/04/2018
A+ Aa A-

Ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati, aktualisht anëtare e kryesisë së PD, ju ka dhënë një përgjigje të fortë zëra brenda selisë blu, të cilët pretendojnë se Lulzim Basha ka sjellë një epokë të re brenda forcës politike që ai drejton.

Me anë të një statusi të gjatë në Facebook, Bushati shkruan se Basha dhe fjala Eopë, stonojnë në rast se i vë përballë njëra-tjetrës.

Ja postimi i plotë i Bushatit:

Lexoj që: paska mbaruar “Epoka Berisha” dhe paska nisur “Epoka Basha”......dhe Basha po bëka partinë e tij...

O injorancë në piedestal....!

Së pari, emri “epokë” dhe emri “Basha” stonojnë po t’i vësh afër njëri-tjetrit....

Së dyti, që “Epoka Berisha” ka mbaruar, ta thotë e ta përsërit çdo ditë vetë Berisha!

Por, meqë LB “po bëka partinë e tij”, ia vlen të shtrosh një pyetje retorike:

Partinë Demokratike, ia la nana apo baba, Lulzim Bashës...???

Apo u zgjodh me votat e demokratëve të “Epokës Berisha” në 2013?

Dhe ne e dimë, që demokratët e “Epokës Berisha” e votuan masivisht, edhe për faktin se Basha konsiderohej “i preferuari” i Berishës...

Plus:

Kush qenkan “këta” Gjyqtarë Supremë, që i bëkan gjyqin e historisë, Sali Berishës, qeverisjes dhe ministrave të tij?

Kush merrka përsipër “të gjuajë gurin e parë”?

Jemi shumë “të vegjël” ne, të gjallët për të shkruar historinë....

Kjo s’do të thotë se s’i njohim gabime Sali Berishës...

P.sh., një gabim i gjithëpranuar është, kur, në 2008, “i shantazhuar” nga numrat në Parlament, Sali Berisha u detyrua të heqë mjekun e nderuar Maks Cikuli si Ministër i Shëndetësisë dhe ta zëvendësojë me dikë tjetër....jashtë sektorit (le ta themi butë...)

Dhe shëndetësia dihet si shkoi....

Dhe për ta mbyllur:

Po pse, Lulzim Basha, 8 vjet ministër (e sipas zhargonit në “ministri me lekë”) e 4 vjet kryetar bashkie (e përsa leje ndërtimi u akuzua),

do të bëka seleksionimin e ministrave dhe zyrtarëve të Berishës, në të korruptuar e jo të korruptuar....?

Uuu....harrova...e ndihmon dhe Rama....

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Jrgen23/04/2018 09:22

Vazhdoni te ndihmoni Ramen pseodo Demokrate karierist se ja forconi qendrimin eperjetshem ne pushtet Rames. Truthare ja morset doren ja dhuruat zgjedhjet e 2017- es Rames. Kush i do e i ka dashur intelektualet ne shqiperi. Shqiptari respektojne dajakun dhe arroganzen.

Agur Badeci23/04/2018 05:47

Mire kjo Endira qe shkruan budallalleqe por Ju te "Syrit"pse e jepni?!

ta23/04/2018 04:05

LEDIA,femer, mashkull, kushdo qofsh me kete dakortesi qe kurajon z EDLIRA per sulmin qe i ben BASHES,, ne konceptet e mendimete pa qarta per qendrimin e kryesise e komitetit drej tues, kA NE VEHTEN E SAJ VETEM INAT E AMBICJE PER QENIENE bashes SI KRYETAR, nE PAAFTESINE E SAJ QE SHITET SI DEMOKRATE, POR ME NXITJEN E GRINDJES NE PD, KJO DHE TE TJERE SIKJO, BASHKE EDHE ME KETA KOMENTUESIT QE I JAPIN TE DREJTE, JANE VETEM FIGURATIV, pARTIA DEMOKRATIKE SOT MUND TE JETE MINORANCE PARA PUSHTETIT, POR ESHTE SHUME HERE ME E PASTER DHE EVENDOSUR PER DEMOKRACI. DEMOKRATET ME BESIMIN E SINQERITETIT TE Z BASHA DO DINE QE PUSHTETIT TE QELBESIRAVE TI LARGOI PER MOS TU KTHYER ME.

JURI22/04/2018 19:24

kjo cupa qe ka lftuar me mishe e shpirt TV SHIKUNE I VETMI TV I DJATHTE DERI SA E RREZOJ ATE TELEVIZORE DHE FUQIZOJ KLAN PLUS TOKANAY E TJERRE VETEM ZERIN E DJATHTE I MORI FRYMEN

mondi22/04/2018 19:06

NJE PYETJE KAM PER JU ZONJE? ISHIN KETA NJEREZ QE JU PERMENDNI NE SHKRIMIN TUAJ. NE 2013 HUMBEN BINDSHEM

krasasi tp 22/04/2018 18:16

Epoka Berisha dhe "Lopa Basha"me rendiment te larte(laramane) per ushqimin e perditshem te gocave dhe cunave te Rilindjes.Te djathtes shqiptare i ka ngelur ta ruaj (L)si te shenjteruar nga te dy krahet e politikes, por edhe nga segmente te politikes nderkombetare.

ZK22/04/2018 18:08

EH, moj zonja ENDIRA, sot po ta degjojme se na qenke zeri i forte ne PD. Demokratet nuk mund ta hedhin poshte kurren e kurres kontributine vendosmerine per demokraci te z BERISHA, por me ndryshimine qeverive, e ndryshimin e elementeve ne parti, lindin metoda, e forma q e varen shume nga temperamenti eleksikologjia ne komunikim me populline antaret e partise. A jeni ju moj zonje, qe para4 6 vjtesh ju i hapet lufte asimilimi tele vizorit pare demokrat ;SHIJAK TV. c;far si keni bere atije TV,, me gjoba, presione, , kontrolle,,,, e nga kush,, nga ju,, ose ngati qe na hiqesh demokrate e kulluar por pa filter. SOT PDja eshte per bashkim, e rrezistence pa u perkulur ndaj qeverisemafiozee ketij pushtusi qe ka qeverine. Humbja e posteve dhe eofiqeveqeveri, parti mbase ka mbaruar, kjo eshte ne DMTH tende qe sulmon Z BASHA. JU nuk keni prapanice qe te uleni me demokratet qe te kerkoni, e politizoni ne kuvend, por na delni si sythe hibrid per te shtremberuar shumicen. Kush do PDne aty e ka, e kontribon, asnje nuk e ka larguar BASHA, por i fton qe te kembejne e rregullojne PDne. BUJRUM.......Por ata

Ledia22/04/2018 17:38

Jam plotesisht dakort me shkrimin e kesaj zonje.Te lumte qe po ja thua te gjitheve perkrahesve lepiresve te Bashes ate qe eshte e VERTETE per Berishen e Bashen.Sorrosi me Edin punuan sh bukur nen rrogoz e ja futen Berishes Bashen.Nje felliqesire me i ulet moralisht se Edi

katoliku demokrat22/04/2018 17:33

Nuk kam arrite akoma me e marr vesh se cfare lidhje ka kjo E.Bushati me PD-ne.Mire thote nje miku im shkodran:Demokrate si kjo Endira gjen vec ne Tepelene.Po kjo e shumta me shit byrek po.Tipike Jovan Bregu qe vdes per magazine(kupto:Endira per karrige)

Shto koment

Denonco