FOTO/ Zjarri në Kashar, fabrika ishte djegur edhe më parë/ U gjobit se nuk kishte…

FOTO/ Zjarri në Kashar, fabrika ishte djegur edhe më parë/ U gjobit se nuk kishte…

11:06, 22/04/2018
A+ Aa A-

Drejtori i shërbimit të Zjarrfikësve ka reaguar lidhur me zjarrin që shkrumboi fabrikën e riciklimit në Kashar. Në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes, ai tha se po punohet që flakët të mos përhapen në bizneset e tjera, që kanë një vlerë të konsiderueshme.

“Zjarri ka rënë në një fabrikë, e cila vitin e kaluar është gjobitur për shkak të mosmarrjes së masave kundër zjarrit. Tani për tani prioriteti i punës sonë është që të vemë nën kontroll flakët dhe të mos lejojmë përhapjen e zjarrit në bizneset pranë. Më pas do të analizojmë gjithçka, që nga momenti i ndërhyrjes sonë deri në marrjen e masave nga kompania për të shuar zjarret”, u shpreh kreu i zjarrfikësve.

Mësohet se  kjo fabrikë është djegur edhe dy herë të tjera dhe zjarrfikëset i kanë vënë gjobë për shkak të mos marrjes së masave për parandalimin e zjarrit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco